U dënua me një vit burg, Dea Mishel thumbon Luiz Ejllin: Thonë shokun zgjidhe më të mirë se vetja

Pak ditë më parë bëri bujë lajmi që Gjykata e Fierit dënoi me 1 vit burg ish-fituesin e Big Brother Vip, Luiz Ejlli, i cili akuzohet për falsifikim dokumentesh në kohën kur ka qenë noter. Edhe pse lajmi qarkulloi me shpejtësi në media, duket se i ka shpëtuar Dea Mishel, e cila ka reaguar së […]

Tetor 14, 2024 - 11:30
 0
U dënua me një vit burg, Dea Mishel thumbon Luiz Ejllin: Thonë shokun zgjidhe më të mirë se vetja

Pak ditë më parë bëri bujë lajmi që Gjykata e Fierit dënoi me 1 vit burg ish-fituesin e Big Brother Vip, Luiz Ejlli, i cili akuzohet për falsifikim dokumentesh në kohën kur ka qenë noter.

Edhe pse lajmi qarkulloi me shpejtësi në media, duket se i ka shpëtuar Dea Mishel, e cila ka reaguar së fundmi me një postim.

Në foton e parë Dea shkruan se paska lajme: “Paskemi lajme në datë 10, po hiç mendja unë e zënë me eventin” shkruan Dea në foton e parë.

Ajo me ironi shkruan për Luizin dhe shokun e tij, Fatmir Abdurramanit po ashtu i dënuar.

Fatmir Abdurramanit i është hartuar deklarata noteriale nga Ejlli, Gjykata e Fierit ka dhënë masën arrest me burg për 18 muaj. Ky i fundit rezulton të jetë dënuar më parë në Itali për veprën penale të prostitucionit ndërsa në 2021 ishte firmosur sekuestroja e pasurive ndërsa në 2022 iu konfiskuan pasuritë.

“Thonë shokun zgjidhe më të mirë se vetja. Jam kurioze kush nga këta zgjodhi kë? Pr*stitucioni apo falsifikimi”, shton Dea.

Edhe pse loja ka mbaruar duket se Dea dhe Luizi kanë akoma inatet e vjetra.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.