Fshehën vrasjen e Egli Progës, gjykata lë në burg tre dëshmitarët
Gjykata e Korçës ka lënë në burg deri në përfundim të hetimeve Voltan Shulkun, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe të akuzuar për kryerjen
Gjykata e Korçës ka lënë në burg deri në përfundim të hetimeve Voltan Shulkun, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe të akuzuar për kryerjen e veprës penale të moskallëzimit të krimit dhe pengimin e zbardhjes së të vërtetës
Ditën e sotme kanë qënë dy prokurorët Dhorina Theodhori dhe Anjeza Kalanxhi ato të cilat janë paraqitur para gjykatës provat që kanë rënduar situatën për tre shtetasit
Ka qënë gjyqtarja Luljeta Kole ajo që ka pranuar kërkesën e organit të akuzës duke i lënë në burg pa afat të tre dëshmitarët okularë të ngjarjes ku humbi jetën Egli Proga.
Të tre të implikuarit janë dëshmitarët kyç të ngjarjes së ndodhur në qytetin e Pogradecit, ku mbeti i vrarë Egli Proga, 42 vjeçari, babai i dy fëmijëve.
Te tre shtetasit pasi janë janë ripyetur nga prokurorja Dhorina Theodhori janë vendosur mbrapa hekurave pasi akuza ka zbuluar prova të reja që i bëjnë fajtorë të tre këta persona pasi sipas prokurorisë kanë dëmtuar rëndë vendin e ngjarjes dhe hetimin e kësaj çështje.
Sipas akuzës, Voltan Shulku pas ngjarjes ka kryer pastrimin e ambientit të lokalit ku ka ndodhur ngjarja duke prishur provat kryesore të hetimit
Po ashtu, një automjet është larguar nga vendi i ngjarjes nga dëshmitarët ndërkohë që sipas prokurorisë janë fshirë disa pamje filmike nga vendi i ngjarjes. Të njëjtat burime shtojnë se prokuroria ka mundur të sigurojë pamje nga kamerat e sigurisë së bizneseve përreth ngjarjes ku humbi jetën 42 vjeçari Egli Proga./vizionplus.tv
What's Your Reaction?