Berisha “hap thesin”

Nga Artur Ajazi Berisha ka hapur “thesin” e premtimeve, duke u kujtuar shqiptarëve vitin 2005. Duke folur nga ballkoni, Berisha ka premtuar “page minimale 500 euro, pension minimal 250 euro” si dhe premtime për të “ulur vlerën për çdo km rrugë, duke fituar miliona euro”. Pavarsisht se ka humbur sensin e realitetit mbi të cilin […]

Tetor 14, 2024 - 14:30
 0
Berisha “hap thesin”

Nga Artur Ajazi

Berisha ka hapur “thesin” e premtimeve, duke u kujtuar shqiptarëve vitin 2005. Duke folur nga ballkoni, Berisha ka premtuar “page minimale 500 euro, pension minimal 250 euro” si dhe premtime për të “ulur vlerën për çdo km rrugë, duke fituar miliona euro”. Pavarsisht se ka humbur sensin e realitetit mbi të cilin ndertohet, investohet, rriten pagat dhe pensionet, Berisha nuk ndalet në premtimet e tij në këtë parafushatë. Duke shtruar vetë pyetjen se “ku do ti gjejmë paratë ne për të rritur pagat, pensionet, ndihmat sociale ?.

Berisha e ka dhënë nga ballkoni përgjigjen “do t’ua marrim ministrave dhe kryeministrit, do t’ua marrim hajdutëve”. Berisha në fakt harroi të thoshte se, “fillimisht duhet  t’ua marrë ish-ministrave dhe ish-zv.ministrave të tij”, që edhe sot pas 12 vitesh në opozitë, bredhin me makina 100 apo 150 euroshe, bëjnë plazhe në resorte luksi, dhe kanë pasuri sikur të ishin ata në pushtet. Parafushata elektorale, ka veçantinë e saj, premtimet me bujë, dhe lutjet e Berishës për shqiptarët.

Ai u lutet atyre “na votoni  ne dhe do ta shihni sa mirë do të jetoni, sa e bukur do të bëhet Shqipëria”, etj..etj. Hapja e “thesit” të premtimeve, justifikon ndoshta mungesën e një alternative dhe programi  konkurues me Partinë Socialiste, e cila ka kohë që ka shpallur  nismën e saj “Shqipëria 2030”, ç’ka do të thotë veç projekteve të realizuara përgjatë këtij mandate, Edi Rama mendon qysh sot për 4-vjeçarin  e ardhshëm.

Por ja që, Berisha e ka menduar ndryshe këtë fushatë elektorale, e cila do të jetë disi më e veçantë për atë dhe partinë e tij. Ai si  dikur   shoku Ten Hsiao Pin, do ta drejtojë partinë drejt “fitorjes” nga  banesa dhe ballkoni, duke lëshuar citate të cilat mbahen shënim nga ata që shkojnë  çdo  pasdite poshtë ballkonit. Shqiptarët sot, nuk janë më ata që ishin  10, 15, apo 20  viteve më parë, dhe nuk kanë kanë nevojë për shumë premtime.

Shqiptarët  duan sot realitete të prekshme, duan  vepra dhe jo llafe boshe. Sikur të rriteshin rrogat, pensionet, investimet dhe shpërblimet nga ballkoni, do kishin dalë të gjithë prej andej, dhe nuk do të ishte nevoja  për lëvizje të tjera  poshtë e lartë. Të bësh opozitën e qeverisë, është detyrë e madhe dhe sfidë e rëndësishme, kur lëvizjet e tua janë të besueshme dhe fjala ngjall shpresën e humbur.

Ndaj hapja e “thesit”  për premtime të shfrenuara dhe të parealizueshme në çdo fushatë elektorale, është tregues i pamundësisë, paaftësisë, dhe dështimit për të ngritur kauza të qëndrueshme dhe reale, të cilat do të shpien partinë drejt fitores së merituar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.