EMRI+FOTO/ Vodhi nën kërcënimin e thikës dy biznese, arrestohet 42-vjeçari në Korçë

Policia e Korçës ka vënë në pranga 42-vjeçarin, Rudolf Laloti, i dyshuar si autor i dy vjedhjeve. I arrestuari, siç dallohet në video,

Tetor 14, 2024 - 16:30
 0
EMRI+FOTO/ Vodhi nën kërcënimin e thikës dy biznese, arrestohet 42-vjeçari në Korçë

Policia e Korçës ka vënë në pranga 42-vjeçarin, Rudolf Laloti, i dyshuar si autor i dy vjedhjeve.

I arrestuari, siç dallohet në video, ka grabitur shuma parash në dy dyqane, nën kërcënimin e një thike.

Brenda pak ditësh Rudolf Laloti ka kryer dy vjedhje me dhunë në qytetin e Korçës, vjedhjen e parë e ka realizuar në një “tabakino” në Bulevard Republika shumë pranë katedrales së qytetit, ndërsa vjedhjen e dytë 42-vjeçari e ka realizuar një natë më parë në një kreperi e cila ndodhet në pedonalen e qytetit të Korçës.

Të dyja vjedhjet Laloti i ka realizuar duke qenë i maskuar dhe nën kërcënimin e një thike i ka detyruar punonjësit e këtyre subjekteve private të dorëzojnë xhiron e ditës.

“Sekuestrohen një shumë parash e dyshuar e vjedhur, një mjet prerës (thikë), një përforcues grushti, një kapuç si maskë dhe veshjet që dyshohet se ka patur 42-vjeçari, gjatë vjedhjeve. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Recently”. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera gjatë operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i dy vjedhjeve, shtetasi: 

L., 42 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 12.10.2024, në lagjen nr. 1, Korçë, ka vjedhur një shumë parash në një dyqan, duke kanosur shitësin, me mjet prerës (thikë), ndërsa më datë 14.10.2024, pas mesnate, në lagjen nr. 7, Korçë, ka vjedhur me dhunë një shumë parash në një dyqan tjetër”, njofton policia./vizionplus.tv  

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.