Sulmi i Hezbollahut vrau katër ushtarë, banorët në Bejrut: Të frikësuar nga përgjigja e Izraelit
Katër ushtarë izraelitë u vranë dhe 51 u plagosën, 7 prej tyre në gjendje të rëndë, gjatë sulmit me dron të nisur nga Hezbollah të
Katër ushtarë izraelitë u vranë dhe 51 u plagosën, 7 prej tyre në gjendje të rëndë, gjatë sulmit me dron të nisur nga Hezbollah të dielën mbrëma kundër një baze ushtarake në Binyamina, Izraeli verior, sipas një deklarate nga Forcat e Armatosura izraelite (IDF).
Nga ana e tij, Hezbollahu mori përgjegjësinë për sulmin në bazën ushtarake, duke ia kushtuar sulmin kujtimit të ish-liderit të saj, Hassan Nasrallah, i cili u vra më 27 shtator nga një sulm izraelit në Bejrut. Por, pas sulmit të Hezbollahut, banorët në Bejrut janë shprehur të frikësuar nga përgjigja që do iu jap Izraeli, shkruan BBC.
“Të gjithë janë të frikësuar pasi askush nuk e di se kush ose ku do të jetë objektivi i tyre i ardhshëm. Miqtë e mi dëgjojnë vetëm lajmet dhe pyesin: ‘Ku do të godasin më pas? A do të synojnë zona të reja?’,” thotë Hasan Aëada, një nga banorët.
Një tjetër banorë, Aëada, 35 vjeç, shpërnguli familjen e tij nga periferitë jugore të Bejrutit pasi zona u godit nga Izraeli javën e kaluar. Ai është shprehur se nuk është kthyer më në banesë, pasi i frikësohet bombardimeve të Izraelit. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?