Nga ferri në parajsë, Shqipëria i kthen reston Gjeorgjisë! Fitore në Tbilisi për t’u kthyer pretendentë në grup

Shqipëria ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në Tbilisi përballë Gjeorgjisë me rezultatin minimal 0-1, e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve, duke fituar kështu për herë të parë jashtë fushe përballë gjeorgjianëve. Sfida në Tbilisi nisi me një ritëm tepër të lartë nga të dyja skuadrat, teksa Laçi dhe Tuci vunë […]

Tetor 14, 2024 - 20:00
 0
Nga ferri në parajsë, Shqipëria i kthen reston Gjeorgjisë! Fitore në Tbilisi për t’u kthyer pretendentë në grup

Shqipëria ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në Tbilisi përballë Gjeorgjisë me rezultatin minimal 0-1, e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve, duke fituar kështu për herë të parë jashtë fushe përballë gjeorgjianëve.

Sfida në Tbilisi nisi me një ritëm tepër të lartë nga të dyja skuadrat, teksa Laçi dhe Tuci vunë në provë portierin Mamardashvili, teksa rastet nga kundërshtarët nuk mungonin.

Gjithsesi, pjesa e dytë nisi me festë për kuqezinjtë, të cilët kaluan në avantazh me anë të Kristjan Asllanit, i cili finalizoi mjaft mirë një aksion të nisur nga Bajrami dhe Tuci.

Gjeorgjianët provuan të rrezikonin portën e Strakoshës, teksa Bajrami dhe Seferi humbën dy raste të pastra për të dyfishuar shifrat dhe për të hedhur “KO” Kvaratskhelian me shokë, por nuk arritën t’i shfrytëzonin siç duhet.

Në fund kuqezinjtë e Sylvinhos arritën ta mbronin mirë rezultatin, duke marrë tre pikë me vlera në një fushë tepër të vështirë si ajo e Tbilisit.

Kështu Shqipëria shkon në kuotën e 6 pikëve në Grupin B1, po aq sa Gjeorgjia kryesuese, me fatet e grupit që janë tepër të hapura.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.