Mourinho marton vajzën, festa zgjat tri ditë

Vajza e Jose Mourinhos, Mathilde, u vesh si nuse dhe u martua me të dashurin e saj Danny Graham në një ceremoni luksoze

Tetor 15, 2024 - 00:30
 0
Mourinho marton vajzën, festa zgjat tri ditë

Vajza e Jose Mourinhos, Mathilde, u vesh si nuse dhe u martua me të dashurin e saj Danny Graham në një ceremoni luksoze në Portugali të shtunën e kaluar. Trajneri i Fenerbahçes bëri të pamundurën, e shoqëroi deri në kishë dhe ia dorëzoi dhëndrit.

28-vjeçarja shkëmbeu betimet e dashurisë së përjetshme me të fejuarin e saj në pronën familjare në Azeitao, në prani të 300 të ftuarve nga rrethi i ngushtë i familjes dhe miqve të saj.

Dasma ishte mbresëlënëse dhe zgjati tre ditë e tre netë. Babai i nuses organizoi një darkë për 80 të ftuar të zgjedhur, në Muzeun e Shtëpisë José María da Fonseca, e ndjekur nga një festë e dytë të nesërmen në pasurinë “Herdade do Perú”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.