Vrau 15-vjeçarin në Shkodër, zbardhet dëshmia e autorit: U konfliktuam, e godita me thikën e tij

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë në Shkodër, të ndodhur ditën e djeshme (14 tetor) ku një 15-vjeçar u godit për vdekje me thikë. Autori i krimit, bashkëmoshatar me viktimën, ka deklaruar para policisë duke treguar versionin e tij sesi ka ndodhur ngjarja. Ai është shprehur se janë konfliktuar dhe se […]

Tetor 15, 2024 - 10:00
 0
Vrau 15-vjeçarin në Shkodër, zbardhet dëshmia e autorit: U konfliktuam, e godita me thikën e tij

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë në Shkodër, të ndodhur ditën e djeshme (14 tetor) ku një 15-vjeçar u godit për vdekje me thikë.

Autori i krimit, bashkëmoshatar me viktimën, ka deklaruar para policisë duke treguar versionin e tij sesi ka ndodhur ngjarja.

Ai është shprehur se janë konfliktuar dhe se ka qenë viktima ai që e ka sulmuar i pari me thikë. Më pas, thotë ai, ia ka marrë thikën dhe e ka goditur.

“U zumë, më qëlloi në sup me thikë. Unë e qëllova me thikën e tij”, mësohet se ka thënë ai.

Shërbimet e Policisë gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.

Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë po vijon veprimit intensive, në prani të psikologut dhe familjarëve, për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.