“Çmendet” shqiptari! Përplas me makinë një 17-vjeçar pas sherrit në klubin e natës

Një 26-vjeçar është vënë në prangat e policisë italiane, pasi ishte në kërkim për veprën penale tentativë vrasje. 26-vjeçari, me makinën e tij ka goditur një djalë 17 vjeçar me të cilin kishte pastur një konlfikt me herët në një klub nate, në muajin prill. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, i riu, pas sherrit […]

Tetor 16, 2024 - 15:30
 0
“Çmendet” shqiptari! Përplas me makinë një 17-vjeçar pas sherrit në klubin e natës

Një 26-vjeçar është vënë në prangat e policisë italiane, pasi ishte në kërkim për veprën penale tentativë vrasje.

26-vjeçari, me makinën e tij ka goditur një djalë 17 vjeçar me të cilin kishte pastur një konlfikt me herët në një klub nate, në muajin prill.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, i riu, pas sherrit ka nxituar ta përplasë me makinë në parking.

Pas përplasjes, 17-vjeçari ka mbetur pa ndjenja në asfalt.

Në atë moment, 26-vjeçari ka tentuar ta godasë sërish, duke e hedhur me shpejtësi makinën drejt të miturit, por fatmirësisht pa sukses.

I plagosuri në fakt ishte zhvendosur në trotuar nga disa persona të pranishëm, të cilët më pas kishin thirrur numrin e urgjencës.

Ai u shtrua në spital me kodin e verdhë në San Matteo dhe më pas u lirua me një prognozë 20-ditore.

Ditën e djeshme policia ekzekutoi urdhrin e Gjykatës së Pavias, e cila vendosi masën e sigurisë arrest me burg për 26-vjeçarin, i cili më pas u dërgua në burgun Torre del Gallo.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.