Dëmi më i madh nga të arsimuarit, çdo punonjës shqiptar që largohet i kushton ekonomisë 14 mijë euro

Shkollohen, arsimohen dhe kur duhet të kontribuojnë në ekonominë e vendit, zgjedhin të largohen. Çdo shqiptarë i aftë për punë që ikën, i kushton Shqipërisë 14 mijë euro. Një studim për emigrimin e të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor i realizuar nga “Fondacioni Westminster për Demokraci” tregon se çdo largim është një kosto e […]

Tetor 16, 2024 - 16:00
 0
Dëmi më i madh nga të arsimuarit, çdo punonjës shqiptar që largohet i kushton ekonomisë 14 mijë euro

Shkollohen, arsimohen dhe kur duhet të kontribuojnë në ekonominë e vendit, zgjedhin të largohen. Çdo shqiptarë i aftë për punë që ikën, i kushton Shqipërisë 14 mijë euro. Një studim për emigrimin e të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor i realizuar nga “Fondacioni Westminster për Demokraci” tregon se çdo largim është një kosto e humbur për ekonominë e vendit tonë si në drejtim të arsimimit por dhe punësimit.

“Ky djalë apo vajzë derisa është bërë 26 vjet është rritur nga taksapaguesit shqiptarë. Nëse ka shkuar në shkollë ka shkuar nga taksat e shqiptare nëse ka patur nevojë shëndetësore ka shkuar në spitale ku taksapaguesit shqiptarë kanë paguar. Kostoja tjetër e madhe është se këta të rinj largohen në moshën e punës, d.m.th kontributi i tyre si individë në moshën e punës është zero në atë drejtim”, thotë për A2 CNN Arjan Gjonca, ekspert për emigracionin.

Dëmi më i madh nga të arsimuarit, çdo punonjës

Studimi merr në analizë një mesatare prej 41 mijë e 700 persona në vit të larguar. Ndalur tek kostot e arsimit ato arrijnë deri në 500 milionë euro. Shkollimi i një shqiptari në varësi të nivelit arsimor kushton  6 mijë euro për filloren, 9 mijë e 300 euro për shkollën e mesme, 18 mijë euro për studimet akademike dhe 32 mijë euro për studimet doktorale.

Nëse këta të rinj që arsimohen punësohen të gjithë në vendet e tjera i kushton rritjen ekonomike deri në 560 milionë euro. Duke bërë që në total emigrimi I shqiptarëve në një vit ti kushtojë vendit rreth 1 miliardë euro humbje.

“Nëse ne do marrim se PBB është midis 18-19 miliardë euro një llogaritje e thjeshtë e bërë nga kjo shifër në këtë studim, rreth 5-6% e GDP është humbje. Ajo rritja ekonomike e Shqipërisë do të ishte shumë më e madhe”.

Përfitimi i vetëm i Shqipërisë nga të shqiptarët e larguar janë remitancat të cilat nuk përcaktohen si një tregues pozitiv i vendit. Në 2023 arritën në 930 milionë euro ndërsa në 6 mujorin e parë 2024 në 510 milionë euro.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.