Shifrat e INSTAT/ Familjet shqiptare shpenzuan 270 milionë euro/muaj për ushqime më 2023

Shpenzimet e shqiptarëve në vlerë për ushqime u rriten më tej në vitin 2023, kryesisht si rrjedhojë e çmimeve më të larta që krijoi inflacioni pazakontë pas luftës në Ukrainë. Sipas të dhënave të INSTAT nga Anketa e Buxhetit të Familjeve shpenzimet mujore të shqiptare për ushqime në vitin 2022 ishin 27,1 miliardë lekë (270 […]

Tetor 17, 2024 - 17:00
 0
Shifrat e INSTAT/ Familjet shqiptare shpenzuan 270 milionë euro/muaj për ushqime më 2023

Shpenzimet e shqiptarëve në vlerë për ushqime u rriten më tej në vitin 2023, kryesisht si rrjedhojë e çmimeve më të larta që krijoi inflacioni pazakontë pas luftës në Ukrainë. Sipas të dhënave të INSTAT nga Anketa e Buxhetit të Familjeve shpenzimet mujore të shqiptare për ushqime në vitin 2022 ishin 27,1 miliardë lekë (270 mln euro). Përgjatë vitit 2023 të gjitha familjet që jetojnë në vendin tonë kanë shpenzuar për ushqime 325,4 miliardë lekë ose rreth 3.2 miliardë euro. Gjithsej familjet shqiptare shpenzuan 62 milionë euro më shumë se në vitin 2022.

Gjithashtu shpenzimet e familjeve për pijë alkoolike dhe duhan në vitin 2023 ishin 13 milionë euro më shumë se më 2022. Në këtë zë u shpenzuan gjithsej vitin e kaluar 34,7 miliardë lekë ose rreth 4% më shumë se me 2022 (+13 mln euro).

Vala e çmimeve të larta që nisi pas luftës në Ukrainë nisi të zbutej që vitin e kaluar, por gjithsesi inflacioni në vitin 2023 ishte mesatarisht 4,3 për qind, shumë më i lartë se mesatarja e dy dekadave të fundit. Teksa në Europë inflacioni preku më së shumti produktet e energjisë në Shqipëri preku kryesisht ushqimet. Në vitin 2023 çmimet e ushqimeve u rriten mesatarisht 9.5 % gati dyfishi i nivelit të mesatar të inflacionit.

Ushqimet zënë pothuajse 40 për qind në totalin e shpenzimeve totale në buxhetet e familjeve. Në vitin 2023 shpenzimet për ushqime të familjeve zunë 39.6 % të buxhetit mujor, një pozicion i ngjashëm më vitin 2022.

Në një krahasim me të gjerë, Shqipëria kryeson Europën për peshën e lartë që mbajnë ushqimet në buxhetet e familjeve, një tregues i varfërisë në vend ku gati gjysma e të ardhurave shkojnë për ushqime, në një kohë që në BE pesha e këtij grupi është mesatarisht 13% e shpenzimeve totale më 2023.

Në Europë familjet shpenzojnë më shumë për qira dhe faturat për mirëmbajtjen e banesës ku futen edhe në energjia dhe uji, të cilat zunë 31.8 për qind të shpenzimeve totale me 2023, ndërsa në Shqipëri familjet shpenzojnë 9.7 % të totalit. Pavarësisht se ushqimet kanë një peshë më të ulët në buxhetin e familjeve në Europë, në vlerë ato janë më të larta se në Shqipëri./Monitor

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.