Mbyllen plazhet, autoritetet gjejnë topa katrani buzë detit! Thirrje qytetarëve: Mos prekni asgjë të dyshimtë

Topa katrani janë shpërndanë në Sidnei duke detyruar autoritetet të mbyllin shtatë plazhe, përfshirë plazhin e famshëm Bondi. Sipas raportimeve nga The Guardian, autoritetet po u bënë thirrje njerëzve që të mos prekin copat. “Deri në përfundimin e pastrimit këshillojmë të mos notoni dhe të prekni çdo top që mund të ketë dalë në breg […]

Tetor 17, 2024 - 19:30
 0
Mbyllen plazhet, autoritetet gjejnë topa katrani buzë detit! Thirrje qytetarëve: Mos prekni asgjë të dyshimtë

Topa katrani janë shpërndanë në Sidnei duke detyruar autoritetet të mbyllin shtatë plazhe, përfshirë plazhin e famshëm Bondi.

Sipas raportimeve nga The Guardian, autoritetet po u bënë thirrje njerëzve që të mos prekin copat.

“Deri në përfundimin e pastrimit këshillojmë të mos notoni dhe të prekni çdo top që mund të ketë dalë në breg në zonat e identifikuara”, njoftuan ata.

Për momentin nuk dihet se cila është origjina e katranit. Topat zakonisht formohen kur vaji bie në kontakt me mbeturinat dhe ujin, zakonisht si rezultat i një derdhjeje vaji.

Autoritetet vunë re një derdhje të dyshuar nafte të mërkurën, megjithëse autoritetet thanë se nuk kishte raportime për derdhje nafte nga anijet.

Topat janë me diametër disa centimetra, me ngjyrë gri të bardhë të çelur dhe kanë një “teksturë fibroze”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.