Merr flakë apartamenti në Elbasan, shkak dyshohet rrjedhja e gazit
Një apartament në katin e dytë të një pallati është përfshirë nga flakët në lagjen “Aqif Pasha” në qytetin e Elbasanit Fillimisht vatra
Një apartament në katin e dytë të një pallati është përfshirë nga flakët në lagjen “Aqif Pasha” në qytetin e Elbasanit
Fillimisht vatra e zjarrit është shfaqur në ambientet e kuzhinës dhe më pas është përhapur në ambientet e tjera të apartamentit.
Flakët kanë marrë përmasa dhe kanë edhe dalë jashtë dritareve dhe ballkonit të apartamentit.
Në vendngjarje kanë shkuar mjetet dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rrjedhja e gazit. Fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?