E rëndë! Konsumuan alkool toksik, humbin jetë 24 persona

Të paktën 24 banorë humbën jetën në shtetin lindor të Biharit në Indi, teksa shumë të tjerë shfaqën shenja helmimi pasi konsumuan pije alkoolike të prodhuara në mënyrë artizanale. Sipas policisë, ngjarjet kanë ndodhur njëkohësisht në zonat Siëan dhe Çapra, ndërkohë që numri i viktimave pritet të rritet dhe më tej. Gjatë hetimeve të vazhdueshme, […]

Tetor 18, 2024 - 12:00
 0
E rëndë! Konsumuan alkool toksik, humbin jetë 24 persona

Të paktën 24 banorë humbën jetën në shtetin lindor të Biharit në Indi, teksa shumë të tjerë shfaqën shenja helmimi pasi konsumuan pije alkoolike të prodhuara në mënyrë artizanale.

Sipas policisë, ngjarjet kanë ndodhur njëkohësisht në zonat Siëan dhe Çapra, ndërkohë që numri i viktimave pritet të rritet dhe më tej.

Gjatë hetimeve të vazhdueshme, policia ndaloi tre persona që shisnin alkool të falsifikuar.

Bihar u bë një nga shtetet e para në Indi ku shitja e çdo pije alkoolike është zyrtarisht e ndaluar nga qeveria lokale. Pavarësisht ligjit, tregtia e alkoolit, përfshirë produktet e falsifikuara, vazhdon dhe lulëzon veçanërisht para dhe gjatë festave tradicionale hindu që festohen në vjeshtë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.