EMRAT/ Kontrabandë me botox, gjykata lë të lirë tre të akuzuarit

Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 3 personat e akuzuar për kontrabandë botox-i. Bëhet fjalë për shtetasit Mildon Kumaraku,

Tetor 18, 2024 - 13:30
 0
EMRAT/ Kontrabandë me botox, gjykata lë të lirë tre të akuzuarit

Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 3 personat e akuzuar për kontrabandë botox-i. Bëhet fjalë për shtetasit Mildon Kumaraku, Xhuljana Mahmuti dhe Deisa Shehaj.

Tre administratorët e klinikave estetetike që përdornin botox kontrabandë për t’ua injektuar klientëve të tyre ranë në prangat e policies pak ditë më parë.

Policia e Shtetit pasi ushtroi kontrolle konstatoi paligjshmëri në 30 klinika estetike.

Nga kontrollet dhe verifikimet në këto subjekte rezultoi se administratorët e tyre nuk deklaronin në organet tatimor, të ardhurat që përfitonin nga injektimi i botox-it te pacientët.

Ndërkohë, policia e shtetit bëri sekuestrimin e mijëra shisheve me botox.

Njoftimi i gjykatës:

VENDOSI

  1. Pranimin e kerkesave te Prokurorise prane Gykates s Shkalles se Pare të Juridiksionit te Pergjithshem Tirane.
  2. Te vleftesoje si te ligjshem arrestimin ne flagrance te personit nën hetim M. K..
  3. Te caktoje si mase sigurimi personal, ndaj personit nën hetim M. K., ate te “Detyrimit per t’u paraqitur ne policine giyqësore”, te hënën e pare dhe te trete teçdo muaji, ora 14:00, te parashikuar nga neni 234 i Kodit te Procedures Penale.
  4. Te vleftesoje si te ligjshem arrestimin ne flagrance te personit nën hetim Xh. M..
  5. Te caktoje si mase sigurimi personal, ndaj personit nën hetim Xh. M., ate te “Detyrimit pêr t’u paraqitur ne policine gjyqësore”, te hënën e pare dhe te trete teçdo muaji, ora 14:00, te parashikuar nga neni 234 i Kodit te Procedures Penale
  6. Te vleftesoje si te ligjshem arrestimin ne flagrance te personit nën hetim D. Sh.
  7. Te caktoje si mase sigurimi personal, ndaj personit nin hetim D. Sh, ate te “Detyrimit per t’u paraqitur ne policine gjyqësore”, te hënën e pare dhe te trete te çdo muaji, ora 14:00, te parashikuar nga neni 234 i Kodit te Procedures Penale.
  8. Urdherohet lirimi i menjehershem i personave nën hetim, nese nuk mbahen apo nuk duhet te mbahen per efekt te ndonje mase tjeter sigurimi apo vendimi denimi.
  9. Urdherohet Policia Gjyqësore per ekzekutimin e ketij vendimi.
  10. Kunder këtij vendimi mund te bëhet ankim ne Gjykatën e Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem, brenda 5 (pese) diteve nga dita e neserme e njoftimit te vendimit.

U shpall ne Tirane, sot në date 18.10.2024

/vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.