Gjykimi në mungesë për rastin e Banjskës, përgjigjet Gjykata Supreme

Në seancën e 27 shtatorit 2024, Gjykata Themelore në Prishtinë njoftoi se do t’i drejtohet Gjykatës Supreme për të kërkuar opinion nëse në rastin “Banjska” mund të aplikohet gjykimi në mungesë. Gjykata Supreme pas shqyrtimit të kërkesës së Gjykatës Themelore në Prishtinë “për dhënie të mendimit juridik për nenin 303 par.7 të Kodit Procedurës Penale […]

Tetor 18, 2024 - 14:00
 0
Gjykimi në mungesë për rastin e Banjskës, përgjigjet Gjykata Supreme

Në seancën e 27 shtatorit 2024, Gjykata Themelore në Prishtinë njoftoi se do t’i drejtohet Gjykatës Supreme për të kërkuar opinion nëse në rastin “Banjska” mund të aplikohet gjykimi në mungesë.

Gjykata Supreme pas shqyrtimit të kërkesës së Gjykatës Themelore në Prishtinë “për dhënie të mendimit juridik për nenin 303 par.7 të Kodit Procedurës Penale në rastin “Banjska”, ka sqaruar se nuk jep mendime juridike për dilemat që ka shkalla e parë gjatë procedimit të rastit.

Pas shqyrtimit të kësaj kërkese, Gjykata Supreme përmes përgjigjes me shkrim e ka njoftuar paraqitësin e kërkesës, se “asnjëherë nuk jep mendime juridike për dilemat që i ka gjykata e shkallës së parë në interpretimin e ndonjë dispozite gjatë procedimit të çështjeve të hapura penale, e të cilat me vonë do të mund të ngrihen edhe në Gjykatën Supreme të Kosovës”. Prandaj, Gjykata Supreme, konsideron se është në diskrecionin e gjyqtarëve që të vendosin ashtu siç e vlerësojnë”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Supreme.

Në shqyrtimi fillestar të mbajtur më 9 tetor 2024 të akuzuarit Blagoje Spasojeviç dhe Vladimir Toliç nuk u deklaruan rreth fajësisë. Kurse, Dushan Maksimoviç u deklarua i pafajshëm lidhur me akuzën për sulmin terrorist në Banjskë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiçit dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Të akuzuarit akuzohen se përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, tentuan ta shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës e t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë, ku si rezultat i dhunës së përdorur ka mbetur i vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku e u rrezikua jeta e zyrtarëve tjerë policorë dhe popullatës civile.

Kurse, kreu i këtij grupit terrorist të strukturuar, Milan Radoiçiç akuzohet se nga viti 2017 e deri më 24 shtator 2023 ka siguruar të ardhura në mënyrë të tërthortë, e këto para i ka konvertuar në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, ku një pjesë të pasurive të paluajtshme e ka transferuar dhe tek personat e tretë, me qëllim të fshehjes ose maskimit të burimit të pasurisë.

45 të akuzuarit ngarkohen për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “pastrimi i parave”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.