Vdekja tragjike e Liam Payne, flet ish-truproja i tij shqiptar: Ishte viktimë e industrisë së muzikës

Joni Proni, i cili për 14 vite ka shërbyer si truproja personal i Liam Payne, ish-anëtarit të grupit të famshëm One Direction, ka ndarë emocionet e tij pas lajmit tragjik të vdekjes së këngëtarit. Në një intervistë për emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH, Proni u shpreh se ka qenë i shokuar dhe thellësisht i prekur […]

Tetor 18, 2024 - 14:30
 0
Vdekja tragjike e Liam Payne, flet ish-truproja i tij shqiptar: Ishte viktimë e industrisë së muzikës

Joni Proni, i cili për 14 vite ka shërbyer si truproja personal i Liam Payne, ish-anëtarit të grupit të famshëm One Direction, ka ndarë emocionet e tij pas lajmit tragjik të vdekjes së këngëtarit. Në një intervistë për emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH, Proni u shpreh se ka qenë i shokuar dhe thellësisht i prekur nga humbja e Liamit, të cilin e përshkroi si një njeri të mrekullueshëm dhe të dashur.

Sipas Pronit, Liam ishte një person i mbyllur dhe kishte vuajtur prej vitesh nga problemet me alkoolin. Ai tregoi se shpesh e kishte kritikuar këngëtarin për këtë zakon dhe madje i kishte hequr alkoolin nga dora, duke u përpjekur ta ndihmonte.

“U trondita shumë, megjithëse lajme të mira nuk prisja nga Liami. Kohët e fundit kam qenë i tronditur dhe i mërzitur me të. Unë kam 14 vite me të, pija shkatërron gurin dhe di që Liami nuk ka qenë shumë mirë kohët e fundit. Nuk i vë shumë faj Liamit, por njerëzve rreth tij, pasi të gjithë të thonë PO për çdo gjë edhe kur thua “dua të vdes”. Kur kam qenë me të unë e kam kritikuar dhe ia kam ndaluar alkoolin, dhe ia kam hequr nga dora. E doja si të ishte im bir, ka qenë një djalë i mrekullueshëm”, u shpreh Proni.

Proni fajësoi industrinë e muzikës për ndikimin negativ që kishte mbi Liamin, duke e përshkruar atë si një mjedis të mbushur me njerëz të degjeneruar. Ai beson se presionet dhe sfidat e industrisë luajtën një rol të madh në veset e Liamit dhe tragjedinë që pasoi.

“Industria e muzikës ka njerëzit më të degjeneruar që ka bota. Çdo gjë negative që e shikon në botë e bën industria e muzikës. Mënyra se si trajtohesh, servilosja, mënyra që bëjnë çdo gjë të ndryrë për t’i bërë qejfin artistit. Për mua Liami ishte viktimë e industrisë së muzikës. Por të isha me të ai do ishte gjallë sot”, tha ai.

Ngjarja e rëndë ka tronditur botën e muzikës dhe fansat e Liam Payne, ndërsa ish-truproja i tij mban zi për një person të cilin e konsideronte si një pjesë të jetës së tij për më shumë se një dekadë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.