‘Ping-pong’ me emigrantët e Gjadrit, Gjykata e Romës urdhëron: Të kthehen në Itali

12 emigrantët që mbërritën të mërkurën në Shqipëri me anije do të duhet të kthehen përsëri në Itali, sipas një vendimi të Gjykatës së Romës. Verdikti u bë i njohur të premten nga Seksioni për Emigracionin në Gjykatën e kryeqytetit italian. “Dy vendet nga të cilën e kanë prejardhjen emigrantët, Bangladeshi dhe Egjipti, nuk janë […]

Tetor 18, 2024 - 17:30
 0
‘Ping-pong’ me emigrantët e Gjadrit, Gjykata e Romës urdhëron: Të kthehen në Itali

12 emigrantët që mbërritën të mërkurën në Shqipëri me anije do të duhet të kthehen përsëri në Itali, sipas një vendimi të Gjykatës së Romës.

Verdikti u bë i njohur të premten nga Seksioni për Emigracionin në Gjykatën e kryeqytetit italian.

“Dy vendet nga të cilën e kanë prejardhjen emigrantët, Bangladeshi dhe Egjipti, nuk janë vende të siguria edhe në bazë të Gjykatës së Drejtësisë,” shprehet një nga gjyqtarët e tribunalit të Romës, duke iu referuar emigrantëve që pak orë më parë u vendosën përkohësisht në kampin e Gjadrit.

Vetëm 12 prej tyre arritën të kalonin verifikimet paraprake, ndërsa 4 emigrantë u rikthyen që të mërkurën pasi ishin minorenë ose nuk përmbushnin kushtet e qëndrimit të parashikuara në marrëveshjen origjinale për strehim mes Shqipërisë dhe Italisë.

Riatdhesimi i personave mund të bëhet ditën e shtunë përmes një anijeje, e cila pritet t’i marrë në Portin e Shëngjinit dhe t’i dërgojë në Itali.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.