Kapen mbi 80 kg marijuanë në një taksi në Greqi, përfundojnë në pranga 2 persona! Shqiptari i shpallur në kërkim që prej 2018-ës

Dy persona kanë rënë në pranga nga policia greke mëngjesin e kësaj të premte, pasi janë kapur me drogë në një taksi. Operacioni është zhvilluar në rrugën “Egnatia” ne afërsi të Igumenicës. Siç shkruajnë mediet e huaja, policia ka ndaluar një automjet taksi dhe ka zbuluar në bagazh dhe sediljet e pasme, 72 pako që përmbanin 81 […]

Tetor 18, 2024 - 19:00
 0
Kapen mbi 80 kg marijuanë në një taksi në Greqi, përfundojnë në pranga 2 persona! Shqiptari i shpallur në kërkim që prej 2018-ës

Dy persona kanë rënë në pranga nga policia greke mëngjesin e kësaj të premte, pasi janë kapur me drogë në një taksi.

Operacioni është zhvilluar në rrugën “Egnatia” ne afërsi të Igumenicës.

Siç shkruajnë mediet e huaja, policia ka ndaluar një automjet taksi dhe ka zbuluar në bagazh dhe sediljet e pasme, 72 pako që përmbanin 81 kg 704 gram marijuanë. Veç drejtuesit të mjetit, në taksi ndodhej dhe një pasagjerë shqiptar.

Shoferi grek është identifikuar si Mikhail Angjelo 52 vjeç nga Artemida e Athinës dhe pasagjeri shqiptar si Kosta Beqo, 54 vjeç nga fshati Çukë i Sarandës.

54-vjeçari shqiptar ishte person i shpallur në kërkim, pasi në vitin 2018 kishte marrë leje nga burgu i Stavrakiou ku prej dy vitesh vuante dënim për çështje droge dhe nuk ishte kthyer më.

Policia greke u sekuestroi të dyshuarve edhe 4370 euro.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.