I vëllai vrau veten me armën e shërbimit, reagon sërish Sheila Haxhiraj

Vëllai i këngëtares së njohur Sheila Haxhiraj, Henri, i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit. Këngëtarja ka folur sërish për tragjedinë në familjen e tyre, përmes një reagimi në rrjete sociale. Sheila falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe i kanë shkruar mesazhe ngushëllimi në këto ditë të vështira […]

Tetor 18, 2024 - 22:00
 0
I vëllai vrau veten me armën e shërbimit, reagon sërish Sheila Haxhiraj

Vëllai i këngëtares së njohur Sheila Haxhiraj, Henri, i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit. Këngëtarja ka folur sërish për tragjedinë në familjen e tyre, përmes një reagimi në rrjete sociale.

Sheila falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe i kanë shkruar mesazhe ngushëllimi në këto ditë të vështira për të dhe familjen e saj.

“Faleminderit nga zemra të gjithëve, miq, të afërm e dashamirës. Ndjej praninë e mbështetjen tuaj në çdo fjalë zemre që më keni shkruar në këto ditë të vështira për mua dhe familjen time. Në pamundësi për t’ju kthyer përgjigje të gjithëve, ju shpreh mirënjohjen time. Uroj më të mirat për ju e të dashurit tuaj. Faleminderit”, shkruhet në postim.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.