U konfliktua me të afërmen për një pronë, më pas kundërshtoi policinë! Arrestohet emri i njohur i botës së krimit (Detajet)

Elidon Kotorri, 49 vjeç u prangos nga forcat e Komisariatit numër një mbasi sipas raportit të shërbimeve të rendit, ai kundërshtoi policinë në Tiranë. Incidenti ndodhi në fundjavë, bën me dije zyra e shtypit pasi Kotorrit, një personazh i njohur i krimit i viteve 2000, ju kërkua nga policia që të paraqitej në komisariat. Shkak […]

Tetor 20, 2024 - 20:30
 0
U konfliktua me të afërmen për një pronë, më pas kundërshtoi policinë! Arrestohet emri i njohur i botës së krimit (Detajet)

Elidon Kotorri, 49 vjeç u prangos nga forcat e Komisariatit numër një mbasi sipas raportit të shërbimeve të rendit, ai kundërshtoi policinë në Tiranë.

Incidenti ndodhi në fundjavë, bën me dije zyra e shtypit pasi Kotorrit, një personazh i njohur i krimit i viteve 2000, ju kërkua nga policia që të paraqitej në komisariat.

Shkak është bërë një e afërme me të cilët Elidon kotorri rezulton se kishte konflikte prej kohësh për shkak të një prone të përbashkët dhe të një ndërtimi.

Gruaja është paraqitur në komisariat dhe ka treguar se ishte përplasur me kushëririn që sipas saj e kishte ofenduar dhe kërcënuar. Kur policia mbërriti në pronën e të dyve dhe tentoi ta shoqëronte Elidon kotorrin, ai është konfliktuar me oficerët çka ka sjellë kërkesën e tyre për përforcime, duke e arrestuar në flagrancë.

Elidon Kotorri fitoi lirinë gati katër vjet më parë me argumentimin e sjelljes së mirë, mbasi Strasburgu i kishte kërkuar drejtësisë në Shqipëri që t’i rishikonte vendimet.

Nga një i dënuar i përjetshëm për tre vrasje atë të Andi Hasanit, Sokol Alushit dhe Gazmend Zenelit, 49-vjeçari u rigjykua për shkak të shkeljeve proceduriale të gjetura nga Strasburgu. Në përfundim Elidon Kotorri u ridënua me 25 vjet burgim të cilat i kreu në një burg të sigurisë së lartë. / Top Channel

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.