Sazani dhe Karaburuni u vizituan nga 55 mijë turistë Në 5 muaj janë realizuar 879 udhëtime me anije

Rritja e numrit të turistëve në vendin tonë është reflektuar edhe në vizitat me anije dhe mjete të tjera lundruese në ishullin e Sazanit dhe gadishullin e Karaburunit. Sipas kapitenerisë së portit në Vlorë gjatë periudhës Maj-Shtator drejt këtyre dy destinacioneve janë kryer 879 udhëtime turistike me anije me kapacitet mbi 12 persona. Në total […]

Tetor 20, 2024 - 20:30
 0
Sazani dhe Karaburuni u vizituan nga 55 mijë turistë Në 5 muaj janë realizuar 879 udhëtime me anije

Rritja e numrit të turistëve në vendin tonë është reflektuar edhe në vizitat me anije dhe mjete të tjera lundruese në ishullin e Sazanit dhe gadishullin e Karaburunit.

Sipas kapitenerisë së portit në Vlorë gjatë periudhës Maj-Shtator drejt këtyre dy destinacioneve janë kryer 879 udhëtime turistike me anije me kapacitet mbi 12 persona.

Në total gjatë këtyre 5 muajve, Sazanin dhe Karaburunin e kanë vizituar afro 55 mijë turistë vendas dhe nga vende të ndryshme të botës, si Italia, Rusia, Ukraina, Egjipti, Kosova, Maqedonia e Veriut, etj.

Autoritetet portuale bëjnë të ditur gjithashtu se për të kryer këtë aktivitet janë licensuar 15 anije turistike dhe se transporti i turistëve drejt Sazanit dhe Karaburunit vazhdon ende edhe gjatë muajit Tetor./Tv Klan

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.