Arrestimi i radhës nga radhët e PS, gazetari: Rama duhet të shqetësohet, priten goditje të tjera, deri në 60 anëtarë nga grupet kriminale

“Durrësi është kthyer në një çerdhe të rëndë kriminale në vend.” Kështu shprehet gazetari Lavdrim Lita në studion e “Of the Record” me Andrea Dangllin teksa komenton arrestimin e radhës nga radhët e figurave politike, atë të Jurgis Çyrbjes. “Ka një problematikë, vecanërisht me deputetët e qarkut Durrës, edhe më parë deputetë si Rrahja, subjekt […]

Tetor 21, 2024 - 09:30
 0
Arrestimi i radhës nga radhët e PS, gazetari: Rama duhet të shqetësohet, priten goditje të tjera, deri në 60 anëtarë nga grupet kriminale

“Durrësi është kthyer në një çerdhe të rëndë kriminale në vend.” Kështu shprehet gazetari Lavdrim Lita në studion e “Of the Record” me Andrea Dangllin teksa komenton arrestimin e radhës nga radhët e figurave politike, atë të Jurgis Çyrbjes.

“Ka një problematikë, vecanërisht me deputetët e qarkut Durrës, edhe më parë deputetë si Rrahja, subjekt të akuzave të opozitës, por edhe të prokurorisë, dhe ka një dyshim të madh që këta deputetë të jenë përfshirë në shkëmbime favoresh me grupe kriminale lokale për sigurim votash dhe për marrjen e avantazheve politikë apo financiare në territor,” shpjegon ai.

I pyetur rreth qëndrimit të mbajtur deri më tani nga kryeministri Edi Rama, duke marrë parasysh që shumë nga të vetët e tij po përfundojnë pas hekurave, Lita theksoi se kreu i qeverisë duhet të shqetësohet për imazhin e forcës politike që drejton.

“Se po bëhen rreth 30 funksionarë, në nivele të ndryshme që janë në ndjekje penale, për faktin që kanë shkelur ligjin… Nuk ka një mekanizëm kontrolli në PS, që t’i vetojë..”

Gazetari gjithashtu paralajmëroi se do të ketë goditje të tjera ndaj krimit të organizuar, por edhe ndaj lidhjeve të tyre në radhët e politikës. Sipas tij, në pranga pritet të bien deri në 60 anëtarë të këtyre grupeve kriminale.

“Një detaj pa zbuluar sekrete hetimore. Prokuroria ka hetuar një rast kateringu në një vilë në qarkun durrës, ku janë porositur rreth 60 sanduiçë dhe pica drejt kësaj vile. Kanë bërë verifikime, se aty nuk ka pasur dasmë… dhe krudo, ‘sea food’, të frutave të detit. Ka pasur hetime të thelluara për veprimtarinë e tyre në territor…kjo tregon që këto grupe kanë një sasi të mëdha ushtarësh dhe nivele të ndryshme komandimi, drejtimi dhe nuk janë grupe shokësh, nga 2 në 5.”

Në vijim, sipas tij, goditja e Strukturës së Posaçme ndaj grupeve kriminale dhe politikës do të jetë akoma më e thellë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.