Zgjebja po qarkullon si çdo stinë, QSUT: Problem është rezistenca ndaj mjekimit

Nuk ka shpërthim të sëmundjes infektive të zgjebes në popullatë. Mjekët dermatologë të QSUT-së qetësojnë duke thënë se rastet janë rutinore si gjatë gjithë vitit, por ajo që përbën shqetësim është rezistenca ndaj mjekimit. “Vizitat në ambulator në QSUT tregojnë se nuk ka raste të shtuara me skabie. Kemi raste rutinore si në çdo stinë […]

Tetor 23, 2024 - 17:00
 0
Zgjebja po qarkullon si çdo stinë, QSUT: Problem është rezistenca ndaj mjekimit

Nuk ka shpërthim të sëmundjes infektive të zgjebes në popullatë.

Mjekët dermatologë të QSUT-së qetësojnë duke thënë se rastet janë rutinore si gjatë gjithë vitit, por ajo që përbën shqetësim është rezistenca ndaj mjekimit.

Vizitat në ambulator në QSUT tregojnë se nuk ka raste të shtuara me skabie. Kemi raste rutinore si në çdo stinë të vitit. Ajo që konstatohet është rezistenca ndaj mjekimit dhe kjo për shkak të mënyrës jo të mirë të aplikimit të tij. Personat nuk zbatojnë rregullat para dhe pas mjekimit, ndërsa shkojnë sa nga njëra klinikë në tjetrën për të marrë mjekim dhe duket sikur rastet janë në shtim,” thotë dermatologia e QSUT-së, Entela Shkodrani.

Zgjebja transmetohet përmes kontakteve të ngushta dhe kryesisht përmes rrobave, peshqirëve, çarçafëve dhe mes personave të së njëjtës familje.

Kjo është një sëmundje që kërkon higjienë para dhe pas aplikimit të trajtimit. Rregulli bazë është që kur një person trajtohet me skabie në familje, bashkë me të duhet të trajtohet e gjithë familja në të njëjtën kohë. Mjekimi nuk lë imunitet. Riinfektimi është i mundur nëse nuk zbatojmë rregullat,” shprehet dermatologia.

Mjekja tregon shenjat e para që duhet të na vënë në lëvizje.

Shenjat e para fillojnë me kruarje kryesisht në duar, bark. Puçrrat janë dyshe dhe të ngjitura me njëra-tjetrën. Kruarjet realisht janë të forta. Zakonisht ato dalin gjatë kohës së gjumit natën,” shton Dr. Shkodrani.

Zgjebja është e mjekueshme dhe nuk lë komplikacione. Nga ajo mund të riinfektohesh pasi trajtimi nuk lë imunitet.

Infektimi nuk ka lidhje më mungesën e higjienës, por me kontaktin ndaj personit që e ka këtë mikrob. Mjekët bëjnë apel të bëhet kujdes me mjekimin.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.