S’ka finale të Champions League në Itali, pas “San Siro” edhe “Olimpico” i Romës jashtë loje

Do të duhet të presim edhe disa vite përpara se të shohim sërish një finale të Champions League në Itali. Pas Milanos, edhe Roma hoqi dorë nga kandidatura për vitin 2027, duke reduktuar sfidën mes dy alternativave, Bakus dhe Madridit. Kjo u konfirmua nga UEFA, e cila shpjegoi se ata kishin marrë vetëm propozime nga […]

Tetor 23, 2024 - 17:30
 0
S’ka finale të Champions League në Itali, pas “San Siro” edhe “Olimpico” i Romës jashtë loje

Do të duhet të presim edhe disa vite përpara se të shohim sërish një finale të Champions League në Itali.

Pas Milanos, edhe Roma hoqi dorë nga kandidatura për vitin 2027, duke reduktuar sfidën mes dy alternativave, Bakus dhe Madridit.

Kjo u konfirmua nga UEFA, e cila shpjegoi se ata kishin marrë vetëm propozime nga Azerbajxhani dhe Spanja për stadiumin “Olimpik” të Bakus dhe “Estadio Metropolitano” në Madrid, që garojnë për organizimin e finales.

Vendimi do të merret në fund të sezonit, megjithatë i gjithë dokumentacioni duhet të dorëzohet deri në pranverë.

“Deklaratat e interesit nuk janë detyruese dhe propozimet përfundimtare duhet të dorëzohen së bashku me dosjet e aplikimit deri më 19 mars 2025”,  shpjegoi UEFA në një deklaratë.

Procedura e aplikimit për zgjedhjen e vendeve për të pritur finalet e garave të klubeve të UEFA-s 2027 ka nisur më 30 shtator 2024, me një afat të caktuar për 21 Tetor 2024 për federatat e interesuara të shprehin interesin e tyre.

Për këtë rast, UEFA zyrtarizoi edhe kandidaturat për  finalen e UEFA Champions League për femra me Varshavën, Barcelonën , Bazelin dhe Cardiff-in që synojnë organizimin e finales.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.