SPAK çon në qeli Metën e po ‘gatit’ Berishën. ‘Bekimi’ i SHBA

Nga Jakin Marena Ilir Meta nuk e kishte menduar ndoshta se do të përfundonte në këtë mënyrë karriera e tij e gjatë politike, deri para pak kohësh e mbushur vetëm me pika kulmore, me shumë portofole të provuara, që nga ministër, kryeministër, kryetar Parlamenti e deri President i Republikës. Ndoshta kur lëvizi nga grupi i […]

Tetor 23, 2024 - 20:30
 0
SPAK çon në qeli Metën e po ‘gatit’ Berishën. ‘Bekimi’ i SHBA

Nga Jakin Marena

Ilir Meta nuk e kishte menduar ndoshta se do të përfundonte në këtë mënyrë karriera e tij e gjatë politike, deri para pak kohësh e mbushur vetëm me pika kulmore, me shumë portofole të provuara, që nga ministër, kryeministër, kryetar Parlamenti e deri President i Republikës.
Ndoshta kur lëvizi nga grupi i studentëve të dhjetorit për tek të majtët socialistë për të qënë bashkëthemelues i Forumit Rinor Eurosocialist nuk e kishte menduar se do të fillonte punë për herë të parë në jetën e vet si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, do të bëhej kryeministër pa mbushur 30 vite, dhe do të mbyllej në qeli, pikërisht 34 vite pas takimit të famshëm me ish presidentin Ramiz Alia, bashkë me studentët e tjerë për shpalljen e pluralizmit.

Teksa paraardhësi i tij i parë në krye të shtetit, presidenti i fundit komunist në Shqipëri shkoi në burg, duke u përballur me prangat në mënyrën më dinjitoze të mundshme, thjeshtë dhe vetëm si përgjegjës për sistemin komunist që përfaqësoi drejtimin e të cilit e trashëgoi nga Enver Hoxha, Ilir Meta përballet me prokurorët e SPAK për akuzën e korrupsionit dhe pasurisë së vënë në mënyrë abuzive. Për të cilat duhet të përgjigjet dhe duhet të vertetojë se është i pafajshëm në këtë mes, ose t’i në shtrohet vuajtjes së dënimit nëse gjykata e gjykon si të tillë.

Por që po vëmë re ditë pas dite e minutë pas minute është se Ilir Meta e ka pritur keq arrestimin e tij, duke deklaruar se e kanë dhunuar, tërhequr zvarrë ndonëse nga policia deklarohet se ish presidenti i ka rezistuar zbatimit të vendimit për arrest duke kundërshtuar forcat e policisë. Një mënyrë aspak dinjitoze për politikanin që ka pasur të gjitha postet më të larta të mundshme në këtë vend, që nga ministri e deri tek Presidenti, që të reagojë në këtë mënyrë, ta presë shumë keq një mandat arresti, që fundja nuk e prezumon pafajsinë nëse nuk ka vendim të formës së prerë nga gjykata.

E vërtetë është se burgu për burra është por, burgu nuk i urohet askujt, dhe askush nuk e pëlqen që të shkojë në qeli. Aq më tepër nën akuzën për vjedhje dhe shpërdorim të parave të shtetit, në shuma marramendëse dhe vënien e pasurive, që s’janë deklaruar kurrë, por që kanë mbirë në të gjithë vendin, të shoqëruara me shpenzime marramendëse nëpër qendrat estetike, apo dyqanet më të shtrejta të botës. I referohemi akuzave të SPAK në këto që po themi, i ka renditur në mënyrë të detajuar, me emra dhe mbiemra financuesit, përfituesit nga dyshja Meta-Kryemadhi dhe ‘dorovinë’ që kanë marrë ky çift sipas SPAK, për lehtësira e krijuar për njerëzit e tyre.

Ilir Meta është përballur ashpër dhe me prokurorët e SPAK në seancën për masën e sigurisë ndaj tij, duke përdorur një fjalor aspak të dinjitetshëm ndaj tyre, duke dhenë paralajmërime si dhe kërcënime për ta. Këto janë bërë ndoshta si shfryrje të njeriu në hall dhe në gjendje të rënduar emocionale e deri mendore, pasi nuk janë përfshirë në asnjë cep të dosjes së rëndë me akuzat në ngarkim të tij dhe të ish bashkëshortes Monika Kryemadhi. Por vertetojnë më së miri dhe reagimin e policisë që mori nën arrest Metën te kthesa e Kamzës se, Meta ka refuzuar forcat e policisë, i ka kundërshtuar, fyer e ka reaguar dhunshëm ndaj tyre, aq sa i ka detyruar t’a nxjerrin me forcë nga makina për ta futur në makinën e policisë e transportuar në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Gjendja e rënduar e Metës është parë që ditën e martë, teksa sipas burimeve mediatike të publikuara madje në mediat sociale, teksa deklaronte në qeli sa herë i afrohej ndonjë polic se është Vasil Laçi, si dhe kërkonte mjetet e palestrës për të mbajtur trupin në formë, përpos ‘pompave’ që bënte sa herë afrohej ndonjë polic. Për ata që nuk e dinë, Vasil Laçi është njeriu që i bëri një atentat të dështuar mbretit Viktor Emanueli i III gjatë vizitës së tij në Shqipërinë e pushtuar nga Italia, në vitet ’40 të shekullit të kaluar!

Pikërisht duke parë një gjendje të tillë të rënduartë Metës që për hir të së vërtetës po tregon se nuk e ‘mban’ dot burgun, edhe ish bashkëshortja Monika Kryemadhi, është munduar të marrë më shumë përgjegjësdi mbi veten, duke deklaruar se blerjet i ka bërë ajo, që nga rrobat e shtrenjta e deri tek shtëpitë dhe vilar, ndërsa Ilir Meta nuk dinte sa kushtonte një shishe ujë.

Në fakt te shumica e shqiptarëve nga gratë vendosen blerjen, është kthyer në ‘trend’ tashmë që ato e kanë fjalën e fundit, madje ndoshta dhe paguajnë por jo nga kuleta e vet por nga paratë e përbashkëta të shtëpisë, por ama është shumë e vështirë të mendohet se blihet vilë, pallat apo harxhohen mijëra euro nga ana e bashkëshortes pa dijeninë e burrit, shtylla e shtëpisë që mban shtëpinë. Aq më tepër që Ilir Meta ka qënë ministër, zv.kryeministër e kryeministër që kishte firmë për miliona euro të arkës së shtetit dhe jepte destinacionin e tyre për investime, ndërkohë që Monika firmoste vetëm pagën e saj si deputete ose jo.

Ndërsa që Meta është në qeli për korrupsion, pasurinë e hetuar e mosdeklarimin e saj, gazetarët e të gjithë krahëve ndajnë të njejtin mendim se dosja e Metës është dosja më e kopsitur e realizuar ndonjëherë nga SPAK gjatë tërë këtyre viteve, e bashkë me Metën janë dhe ish bashkëshortja Monika Kryemadhi, por edhe ish kreu i AKEP Piro Xhixho dhe mikesha e Monikës, Ema Çoku dhe për pasojë duhet të kenë ‘pajtuar’ avokatë të mirë pasi me këto akuza në kurriz rrezikojnë deri në 15 vite burg,

Por lista e ‘kandidatëve’ për në qeli ka nisur të zgjatet shumë. Përpos ish zyrtarëve të lartë dhe ish deputetëve të PS, përfshirë dhe ish ministra dhe në rastin më të fundit, të ish deputetit të PS Jurgis Çyrbja, që janë në ‘listën’ e SPAK si të hetuar nën arrest me burg, kësaj liste pritet t’i shtohet dhe ish kryeministri demokrat Sali Berisha, deri më tani në arrest shtëpiak për thyerje urdhëri detyrim paraqitje të gjykatës, ndërsa ishte akuzuar për korrupsion pasiv.

Tashmë Berishës i është kopsitur dosja për aferën e ish kompleksit sportiv “Partizani”, përmes të cilës ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi sipas akuzës, i cili ka ndërtuar një kompleks pallatesh me një përfitim të deklaruar prej 5.4 milionë eurosh. Nën akuzën e korrupsionit pasiv, dosja e Berishës cilësohet dhe ajo si një ndër më të plotat e paraqitura deri më tani nga SPAK tek Gjykata e Posaçme, dhe do të jetë pikërisht kjo gjykatë që do të marrë në ‘dorë’ gjykimin e ish kryeministrit demokrat. Eshtë ndjekur paraja me një fjalë me këtë dosje, si me dosjen e Metës.

Njëherësh hetimi për tragjedinë e 21 janarit 2011 ku nga plumbat e Gardës së Republikës u vranë para kryeministrisë 4 demonstrues të pafajshëm në momentuin që protesta po shpërndahej, po vijon me intensitet të jashtëzakonshëm, pas vendimit të Strasburgut që hetimi të ngjitet ‘lart’ tek zinxhiri komandues i asaj dite tragjike. Dhe dihet kush qëndronte në majë të zinxhirit, s’ka askush dyshime, që ishte Sali Berisha dhe këtë po konkludon dhe akuza, referuar të gjitha bisedave, deklaratave, zbardhjes së regjistrimeve dhe sidomos dëshmive.

Kanë dëshmuar me radhë thuajse të gjithë ata që kanë qënë të lidhur në një formë apo në një tjetër me atë ngjarje, ndërsa këtë të mërkurë u thirr dhe ish drejtori i policisë së Shtetit Hysni Burgaj, i cili dha shpjegimet e veta se përse nuk arrestoi sipas kërkesës së kryeprokurores së asaj kohe Ina Rama, drejtuesit e atëhershëm të Gardës për vrasjen e 4 demonstruesve.

Pra dosja është në përfundim e sipër, dhe nuk përjashtohet mundësia që akuzat e formuluara në adresë të tij sipas neneve përkatëse që parathonë dhe masën e dënimit në një rast të mundshëm të shpalljes në fajtor, e zhbën mundësinë e një vendimi për t’u gjykuar nën arrest shtëpiak e mund të lëvizë me vendim gjykate drejt qelisë. Për të qënë në një qeli apo ndoshta dhe afër qelisë së ortakut dhe aleatit të tij, Ilir Meta. Ndoshta dhe për të ndarë mendimin se akuzat që kanë shkëmbyer sa herë kanë qënë kundër njëri tjetrit, herë për grabitjen e floririt në Krrabë, apo për bllokun dhe 700 mijë eurot ryshfet, aferën e energjisë si dhe ‘dorëheqjet për shkak të Zenit’, kanë qënë një gabim, pasi janë përfshirë në dosjet respektive të hetimit të pasurisë.

Pavarësisht se një ditë para vendimit të gjyqtares për gjykimin e dosjes së “Partizanit”, Berisha ka nisur deputetët e tij për të protestuar në Strasburg, pavarësisht se sa herë ka qënë në gjykatë apo në SPAK Berisha është shoqëruar nga depuetët e tij e një turmë e vogël mbështetësish, për Metën ishin vetëm disa deputetë dhe dy tre mbështetës të PL, me sa duket asgjë s’do të ndikojë në vendimin e drejtësisë së re për t’i shkuar çështjeve në ngarkim të tyre deri në fund.

Fundja SPAK dhe Gjykata e Posaçme ka mbështetjen e mbarë shqiptarëve për të hetuar dhe dërguar në burg nëse shpallen fajtorë të gjithë ata që kanë abuzuar me pushtetin, deputetë, ministra, kryeministra, Presidentë apo zyrtarë të lartë që mund të kenë qënë më parë. Për më tepër që shqiptarët e quajnë drejtësinë e re të kryer nëse futen në qeli Sali Berisha e Ilir Meta, për të dhënë llogari për të gjitha zullumet e shumta që kanë krye gjatë tërë këtyre viteve të kurriz të shqiptarëve. Eshtë drejtësia ajo që vendos, por ‘yjet’ nuk tregojnë shenja pozitive për dyshen Meta-Berisha.

Ndërkohë që SPAK dhe Gjykata e Posaçme kanë dhe mbështetjen e aleatëve tanë të mëdhenj, SHBA, BE dhe Britania e Madhe. Mbështetje pa kushte, për të hetuar dhe dënuar të gjithë të korruptuarit e nivelit të lartë zyrtar. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar pas çdo arrestimi apo hetimi. E bënë dhe pas arrestimit të Ilir Metës.

SHBA thotë se mbështet përpjekjet e SPAK-ut kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Qëndrimi i Uashingtonit u shpreh në një përgjigje të Departamentit amerikan Shtetit të martën në mbrëmje, ndaj një kërkese të Zërit të Amerikës për të komentuar pas arrestimit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.“Jemi në dijeni të arrestimit. Ju referojmë tek autoritetet shqiptare për detaje të mëtejshme në lidhje me rastin. Shtetet e Bashkuara mbështesin përparimin e Shqipërisë drejt sundimit të ligjit, përfshirë përpjekjet e SPAK-ut për të ndjekur penalisht korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar, në përputhje me ligjin”, shprehet një zëdhënës i DASH në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës.

Pra SHBA e ‘bekon’ luftën ndaj të korruptuarve të nivelit të lartë dhe dërgimin në qeli të “përshqve të mëdhenj” të politikës shqiptare apo siç i quajmë rëndom ‘dinozaurve’ të politikës shqiptare që kanë futur duart rëndshëm në arkën e shtetit. Të të gjithëve pa asnjë dallim, duke mbhësttetur fort drejtësinë e re, SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme. Tek shqiptarët tashmë është rikthyer shpresa se një ditë do të bëhet në këtë vend drejtësi dhe se do të marrë fund njëherë e mirë pandëshkueshmëria e zyrtarëve të lartë.

Prangosja e ish presidentit Ilir Meta, rruga drejt qelisë e ish presidentit dhe ish kryeministrit Sali Berisha, si dhe ish ministrave, ish deputetëve, ish kryetarëve të bashkisë dhe ish zyrtarëve të të gjitha krahëve politikë po tregon se jemi në rrugën e duhur. Për më tepër që vërejmë se po ‘përsëritet’ historia si në Rumani apo Kroaci, që fill pas arrestimit të ish presidentëve dhe ish kryeministrave anëtarësimi në BE u afrua më shumë se kurrë. Sot janë në BE. Berisha e Meta, le t’ia bëjnë njëherë në jetën e tyre një shërbim vendit, të paktën nga qelia të afrojnë ditën e anëtarësimit në BE.

Por dhe lekët që kanë përvetësuar, nëse dalin të fajshëm nga gjykata, duhet t’i kthejnë në arkën e shtetit. Ta marrin ‘lehtë’, dhe të mos e politizojnë, pasi i pandehur ëhstë marrë dhe ish presidenti Donald Trump, ish presidenti francez Sarkozi, ish-kancelari gjerman Hlemut Kohl, babai i bashkimit të Gjermanisë në një shtet më vete, ish kryeministri kroat Sanader, për të mos përmendur ish kryeministrin italian Andreoti që mbeti dyerve të gjykatave bashkë me ish kryeministrin po italian Berluskoni. Por dhe ish kryeministri Nano, ish presidenti Alia. Një poliutikan mbahet mend, po e përsëris nga të tjerët, jo si hyri në politikë, por si doli nga politika. Të tregohen njëherë të vetme dinjitozë, pasi sa ishin në pushtet Berisha e Meta treguan se kanë një çikë ‘dorë’, u pëlqen leku,

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.