Shtimi i krimeve seksuale. A e frenon fenomenin legalizimi i prostitucionit?

Krimet seksuale janë një ndër fenomenet shqetësuese në vendin tonë dhe që herë pas here shënon raste të rënda jo vetëm me persona të rritur por edhe me minorenë apo persona të moshës së tretë. Vetëm në dy javët e fundit, në Maliq dhe Kolonjë u regjistruan dy raste të ngacmimeve seksuale, ku të dëmtuar […]

Tetor 24, 2024 - 16:00
 0
Shtimi i krimeve seksuale. A e frenon fenomenin legalizimi i prostitucionit?

Krimet seksuale janë një ndër fenomenet shqetësuese në vendin tonë dhe që herë pas here shënon raste të rënda jo vetëm me persona të rritur por edhe me minorenë apo persona të moshës së tretë. Vetëm në dy javët e fundit, në Maliq dhe Kolonjë u regjistruan dy raste të ngacmimeve seksuale, ku të dëmtuar ishin një minorene 11 vjeçe dhe një e moshuar 75-vjecare. Ndërsa në dy muajt e fundit vetëm në juglindje të vendit janë denoncuar 10 raste të krimeve seksuale.

Nisur nga këto raste dhe me qëllim frenimin e këtij fenomeni sociologët janë të dyzuar, që përve♪5 ndëshkimit ligjor, a do të ishte zgjidhje legalizimi i prostitucionit ose siç njihet në gjuhën popullore shtëpitë publike.

“Jo, nuk është tregues që shtëpitë publike mund të ulin rastet e agresionit seksual. Ai që është agresiv, agresiv do të mbetet si të ketë apo jo shtëpi publike edhe në vendet ku këto shtëpi janë të legalizuara nuk ka ndryshim të rasteve të agresioneve seksuale. Janë në të njëjta nivele”, thotë për A2, Arbi Basho punonjës social në Pogradec.

“Legalizimi i prostitucionit ka edhe anët e errëta, e cila çon në degjenerim të të rinjve, shoqërisë dhe familjeve. Nuk mund të themi bardhezi që të legalizojmë prostitucionin dhe u ndalën abuzim dhe në ngacmimin seksual. Ngacmimi seksual nuk është ndrydhje e instiktit seksual, është perversitet që çon në keqmenaxhim të instiktit dhe në sëmundshmëri,. Ndoshta ka ardhur koha për legalizimin e prostitucionit të mirëorganizuar, ku të mos lërë hapësira për problematika”, shprehet për A2, sociologia Maria Dojçe, Korçë.

Edhe vetë njerëzit janë të dyzuar për legalizimin ose jo të shtëpive publike

“Nuk është kjo zgjidhja duhet më shumë moral”.

“Absolutisht jo, prostitucion këtu?”

“Mbase duhet të ishte bërë më parë, jo tani”.

“Nga eksperienca e vendeve të tjera ka qenë po, mbase do të jetë më mirë”.

“Është thikë me dy presa. Ne si popull nuk na përshtatet shumë”, shprehet për A2 qytetarët.

Regjistri kombëtari personave me precedentë në fushën e krimeve seksuale, një nismë që ende nuk është zbatuar plotësisht, shikohet si një zgjidhje për sociologët.

“Para një viti është bërë një iniciativë domethënëse për regjistrin kombëtar të personave individëve që kanë bërë agresion seksual. Është hap pozitiv ku komuniteti të njihet me individët e rrezikshëm të shoqërisë”, thotë Basho.

Për momentin denoncimi dhe policia mbeten armët e vetme për ndëshkimin e këtij fenomeni, por jo për parandalimin e tij.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.