Dokumentari i ri tregon historinë e dhunës që ushtronte Chris Brown ndaj grave
Një paditëse pretendon se Brown e ka dhunuar në Jahtin e Diddyt. Përmes një dokumentari të ri, një akuzuese ka thënë se këngëtari i njohur, Chris Brown, e ka dhunuar atë në jahtin e reperit të njohur, P.Diddy. Brown, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj ish-të dashurës së tij, këngëtares Rihanna, pas spektaklit të […]
Një paditëse pretendon se Brown e ka dhunuar në Jahtin e Diddyt. Përmes një dokumentari të ri, një akuzuese ka thënë se këngëtari i njohur, Chris Brown, e ka dhunuar atë në jahtin e reperit të njohur, P.Diddy.
Brown, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj ish-të dashurës së tij, këngëtares Rihanna, pas spektaklit të ndarjes së çmimeve “Grammy”, në muajin shkurt të vitit 2009. Në muajin mars është dënuar për sulm të rëndë dhe kërcënim.
Tre muaj më vonë ai u deklarua fajtor për veprën penale. Për këtë ai është dënuar me lirim më kusht për pesë vjet, ndërkohë që i është dashur t’i nënshtrohet terapive psikike për trajtimin e sjelljes së tij.
Në muajin janar të vitit 2013, Rihanna pati konfirmuar se është rikthyer në lidhje me Brownin, por u ndanë përfundimisht tre muaj më pas.
14 vjet më parë, këngëtarja me famë botërore ishte shprehur se “në momentin kur ndodhi, ai nuk ishte personi me të cilin kisha rënë në dashuri”.
What's Your Reaction?