Zaloshnja: Vështirësohet situata elektorale e Kamalës në Pennsylvania

Meqë falë sistemit elektoral presidencial në SHBA, gara është përqendruar aktualisht në 7 shtete kyçe ndër 50 shtetet e federatës amerikane, shumë faqe interneti mesatarizojnë sondazhet e ndryshme që zhvillohen në secilin nga këto shtete. Por disa prej tyre mesatarizojnë sondazhe të javëve të fundit, disa të muajit të fundit, ndërsa disa të tjera i […]

Tetor 30, 2024 - 10:00
 0
Zaloshnja: Vështirësohet situata elektorale e Kamalës në Pennsylvania

Meqë falë sistemit elektoral presidencial në SHBA, gara është përqendruar aktualisht në 7 shtete kyçe ndër 50 shtetet e federatës amerikane, shumë faqe interneti mesatarizojnë sondazhet e ndryshme që zhvillohen në secilin nga këto shtete. Por disa prej tyre mesatarizojnë sondazhe të javëve të fundit, disa të muajit të fundit, ndërsa disa të tjera i selektojnë sondazhet bazuar në kritere të ndryshme statistikore.

Report TV dhe Shqiptarja.com, me ndihmën e statisticienit Eduard Zaloshnja, mesatarizon çdo ditë vetëm sondazhet më të fundit në secilin nga shtetet kyçe për garën presidenciale në SHBA, si dhe paraqet mesatren e ponderuar të marzhit të gabimit statistikor në secilin shtet.

Me siguri statistikore 99%, Kamala Harris shkon në Shtëpinë e Bardhë po fitoi edhe me vetëm 0.0001% epërsi në Pennsylvania, Michigan dhe Wisconsin. Përndryshe, ka disa skenarë në të cilët mund të fitojë si Trump, ashtu edhe Kamala.

Deri më sot, diferencat mes dy kandidatëve kryesorë janë goxha brenda marzhit statistikor të sondazheve pothuaj në të shtata shtetet (shihni tabelën më poshtë).

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.