Bujar Çela në SPAK, deputeti thirret për shpërthimin në Lushnje që i mori jetën babë e bir

Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme. Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se deputeti socialist është thirur në SPAK për shkak të hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme lidhur me shpërthimin në magazinën në pronësi të tij në Lushnje ku humbën jetën babë e […]

Tetor 30, 2024 - 11:00
 0
Bujar Çela në SPAK, deputeti thirret për shpërthimin në Lushnje që i mori jetën babë e bir

Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme.

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se deputeti socialist është thirur në SPAK për shkak të hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme lidhur me shpërthimin në magazinën në pronësi të tij në Lushnje ku humbën jetën babë e bir dhe u plagosën 7 të tjerë.

Edhe deputeti Çela ishte mes të plagosurve në shpërthimin në atë magazinë, e cila rezultoi në tejkalim të lejes së ndërtimit. Ndaj deputetit Çela rëndojnë 3 vepra penale dhe më konkretisht “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Ndërtimi i paligjshëm”, dhe “Shkatërimi i pronës nga pakujdesia”.

Përgjegjësi për atë ngjarje Prokuroria i ka atribuar edhe biznesmenit, Leonard Gjini të kontraktuar për zhvillimin e ndërtimeve në kapanon nga deputeti Çela. Ndaj tij rëndon vepra penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për të cilën Gjini u vu në pranga nga policia, arrest ky që u rikonfirmua këtë të enjte nga Gjykata e Fierit.

Po ashtu nën akuzë pas kësaj ngjarje janë vënë dhe 5 zyrtarë, 4 prej të cilëve punonjës të bashkisë ndërsa 1 tjetër i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Lushnje.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.