Qindra të moshuar protestojnë para Kryeministrisë, pensionisti: Çfarë t’i kërkoj djalit, ka fëmijë për të rritur

Pensionistët ka dalë sot në protestë para Kryeministrisë, e dyta brenda javës. Ata kërkojnë rritje të pensioneve në kufirin e pagës minimale. “Pa pension jam unë dhe gruaja. Vij nga Shkodra. Më kanë dënuar siç kanë dënuar priftërinjtë. Origjinal kështu më kanë dënuar dhe mua. Nuk mund t’u biem më qafë fëmijëve. Çfarë t’i kërkoj […]

Tetor 30, 2024 - 12:00
 0
Qindra të moshuar protestojnë para Kryeministrisë, pensionisti: Çfarë t’i kërkoj djalit, ka fëmijë për të rritur

Pensionistët ka dalë sot në protestë para Kryeministrisë, e dyta brenda javës. Ata kërkojnë rritje të pensioneve në kufirin e pagës minimale.

“Pa pension jam unë dhe gruaja. Vij nga Shkodra. Më kanë dënuar siç kanë dënuar priftërinjtë. Origjinal kështu më kanë dënuar dhe mua. Nuk mund t’u biem më qafë fëmijëve. Çfarë t’i kërkoj djalit unë. Ka dy fëmijë, 3 fëmijë. Këta janë kriminelë”, tha një pensionist.

Ndërkohë një ish-minator kërkon që qeveria të rishikojë Statusin e Minatorit.

“Kemi dalë këtu për të drejtat tona. Jam minator i Memaliajt dhe sot marr një pension qesharak. Kërkojmë të drejtat tona për rritjen e pensioneve. I bëjmë thirrje qeverisë të shikojë statutin e minatorëve”, tha ai.

Ata gjithashtu kanë kërkuar edhe miratimin e minimumit jetik.

(BalkanWeb)

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.