Iu deshifruan bisedat në Sky ECC dhe EncroChat, dënohen me 700 vite burg. Mes tyre edhe shqiptarë

Gjykata Brukselit shpalli 119 dënime të martën për procesin “Encro”, një nga rastet më të mëdha të trafikut të narkotikëve në historinë e Belgjikës, me dënime që variojnë deri në 17 vjet burg dhe konfiskime masive. Pas një procesi që zgjati 16 muaj, 115 individë dhe katër kompani u shpallën fajtorë për akuza që përfshijnë […]

Tetor 30, 2024 - 12:30
 0
Iu deshifruan bisedat në Sky ECC dhe EncroChat, dënohen me 700 vite burg. Mes tyre edhe shqiptarë

Gjykata Brukselit shpalli 119 dënime të martën për procesin “Encro”, një nga rastet më të mëdha të trafikut të narkotikëve në historinë e Belgjikës, me dënime që variojnë deri në 17 vjet burg dhe konfiskime masive. Pas një procesi që zgjati 16 muaj, 115 individë dhe katër kompani u shpallën fajtorë për akuza që përfshijnë pjesëmarrjen në një organizatë kriminale, trafikimin e narkotikëve dhe armëve, si dhe përpjekjet për shantazh dhe rrëmbim.

Në mesin e të dënuarve, të kombësive të ndryshme ka edhe shtetas shqiptarë dhe kosovarë, përveç se kolumbianë, belgë, ukrainas apo nga Afrika e veriut. Njëri prej tyre, shqiptari Eridan Guerrero Munoz, i cili u dënua për drejtimin e laboratorëve të kokainës në Belgjikë, bë i famshëm në mediat belge me deklaratën e tij “Luajta dhe humba”.

Hetimi i quajtur “Encro” u bazua në deshifrimin e komunikimeve të koduara në EncroChat dhe Sky ECC, që çoi në zbardhjen e aktiviteteve të një organizate të gjerë kriminale. Gjithsej, u dhanë rreth 700 vite burg, ndërsa konfiskimet e urdhëruara arrijnë në 65 milionë euro. Këto konfiskime përfshijnë pasuri të paluajtshme të investuara nga të ardhurat nga trafikimi i drogës.

Prokuroria kërkoi arrestimin e menjëhershëm për 58 persona, duke konsideruar rrezikun e arratisjes ose përsëritjes së krimit nga të dënuarit. Gjykata pranoi 49 nga këto kërkesa për arrestime të menjëhershme.

Ky vendim thekson seriozitetin e këtij rasti, që mbetet një nga çështjet më të mëdha në historinë gjyqësore të Belgjikës, duke ngritur sfida për rikuperimin e fondeve nga pasuritë e investuara jashtë vendit në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.