“21 Janari”, paraqitet në SPAK deputeti socialist

Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia është paraqitur këtë të enjte në SPAK. Mësohet se Qefalia është thirrur nga SPAK lidhur me dosjen

Tetor 31, 2024 - 10:30
 0
“21 Janari”, paraqitet në SPAK deputeti socialist

Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia është paraqitur këtë të enjte në SPAK.

Mësohet se Qefalia është thirrur nga SPAK lidhur me dosjen e “21 Janarit”. Ai ishte një prej organizatorëve të kësaj proteste, ku mbetën të vrarë katër qytetarë.

Opozita e kryesuar nga Edi Rama thirri shqiptarët për një demonstratë kundër qeverisë më datë 21 janar 201. Protesta nisi e dhunshme dhe pati goditje mes pjesëmarrësve dhe policisë, ndërsa gjatë pasditës u përdorën edhe armët e zjarrit në drejtim të demonstruesve nga brenda gardhit të kryeministrisë.

Si pasojë, u vranë  Faik Myrtaj, Aleks Nika, Ziver Veizi dhe Hekuran Deda./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.