Anija me mbetje të rrezikshme, Porti i Durrësit s’ka kushte për ankorimin dhe monitorimin e saj
Anija turke “Moliva”, që dyshohet se mban mbetje të rrezikshme, vijon të qëndrojë prej ditësh ende në radën e Portit të Durrësit. Prokuroria e Durrësit ka vendosur sekuestrimin e 102 kontejnerëve që dyshohet se mbajnë mbetje të rrezikshme, ndërsa ka kërkuar monitorimin me kamera 24 orë dhe sigurimin e kushteve të sigurisë për ankorimin e […]
Anija turke “Moliva”, që dyshohet se mban mbetje të rrezikshme, vijon të qëndrojë prej ditësh ende në radën e Portit të Durrësit. Prokuroria e Durrësit ka vendosur sekuestrimin e 102 kontejnerëve që dyshohet se mbajnë mbetje të rrezikshme, ndërsa ka kërkuar monitorimin me kamera 24 orë dhe sigurimin e kushteve të sigurisë për ankorimin e saj.
Por autoriteti portual duke se nuk mund të realizojë dot ankorimin dhe monitorimin e anijes 24 orë. Në përgjigjen që i ka kthyer prokurorisë, Autoriteti i Portit të Durrësit shprehet se e ka të pamundur për të gjetur një vend të sigurt mjedisor dhe garantimin e sigurisë fizike përmes monitorimit 24 orë me kamera.
“Nuk mund të sigurojë një hapësirë të përshtatshme, pasi mbetjet konsiderohen të rrezikshme dhe kërkojnë kushte të veçanta sigurie. Nga tjetër ky institucion nuk mund të garantojë ruajtjen fizike të tyre me kamera 24 orë ashtu sikurse ka urdhëruar prokuroria”, thuhet në përgjigjen e autoritetit portual të Durrësit.
Anija “Moliva” ndodhet në radë, 1 km larg Portit të Durrësit që prej mëngjesit të 28 tetorit. Anija mban 102 kontejnerë, të sekuestruar nga prokuroria, ku dyshohet se ka materiale të rrezikshme.
Qeveria shqiptare ka nisur hetimin për të përcaktuar nëse materialet janë të rrezikshme apo jo dhe se nga ku e kanë origjinën. Hetimet po kryhen në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimit (OLAF).
/rtsh.al/
What's Your Reaction?