Të dënuar në Itali për grabitje dhe rrëmbim, arrestohen dy vëllezërit në Tiranë
Dy vëllezër kanë rënë në pranga, pasi janë të akuzuar nga autoritetet italiane, për grabitje me armë dhe rrëmbim të paligjshëm. Shërbimet e
Dy vëllezër kanë rënë në pranga, pasi janë të akuzuar nga autoritetet italiane, për grabitje me armë dhe rrëmbim të paligjshëm.
Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e dy shtetasve në kërkim (vëllezër) kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brothers”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Seksionit të Kërkimit kanë kapur në zonën e Kisnostudios dhe në zonën e Freskut, shtetasit B. H. alias B. K., 35 vjeç, dhe O. H., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët u arrestuan me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Savona, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grabitja me armë” dhe “Rrëmbimi i paligjshëm” parashikuar nga Kodi Penal italian.
Viijojnë procedurat për ekstradimin e dy vëllezërve, në Itali. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?