Ekstradimi në Rusi i Igor Kokunov, pavarësisht vendimit të Kushtetueses, reagon Ministria e Drejtësisë: U njoftuam jashtë orarit zyrtar
Ministria e Drejtësisë ka reaguar lidhur me ekstradimin e Igor Kokunov, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e procesit. Në argumentin e paraqitur,
Ministria e Drejtësisë ka reaguar lidhur me ekstradimin e Igor Kokunov, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e procesit.
Në argumentin e paraqitur, Ministra e Drejtësisë pretendon se është njoftuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese jashtë orarit zyrtar.
“Ekstradimi i shtetasit rus Igor Kokunov u krye më datë 30 tetor 2024, në orën 16:45, sipas proces-verbalit të nënshkruar në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, ku ai u dorëzua autoriteteve ruse. Më datë 31 Tetor 2024, Ministria e Drejtësisë u njoh zyrtarisht me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa me email Gjykata njoftoi Ministrinë e Drejtësisë në orën 17:53 të datës 30 tetor, jashtë orarit zyrtar. Ky vendim, i marrë nga Gjykata Kushtetuese në datë 30.10.2024, ora 17:15, urdhëronte pezullimin e përkohshëm të procedurave të ekstradimit deri në një vendimmarrje të dytë nga kjo gjykatë”, thuhet në njoftim.
Kukunov u ndalua në Muriqan gushtin e vitit të kaluar në bazë të një urdhri kërkimi ndërkombëtar. Ai më herët kishte kaluar në Gjermani e në Malin e Zi.
Igor Kokunov akuzohet për veprën penale të marrjes së detyrave në hierarkinë e lartë të strukturave kriminale në Rusi. I njohur ndryshe si Vasya Bandit, ai u arrestua nga autoritetet ruse në qershor të vitit 2020, ai gjithashtu akuzohet për koordinimin e kriminelëve në rajonet Sergiev Posad, Chekhov dhe Podolsk të rajonit të Moskës prej 27 vitesh./vizionplus.tv
What's Your Reaction?