“E shtyu i dashuri, e pashë”/ Rrëfimi i dëshmitarit që hodhi dritë mbi vdekjen e 13-vjeçares shqiptare në Itali: Aurora përpiqej të mbahej nga parmaku, por ai e godiste…
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Itali, ku një 13 vjeçare humbi jetën pasi ra nga pallati në një lartësi prej 8 metrash. Në pranga është ka rënë i dashuri i saj 15 vjeçar, gjithashtu shqiptar, për të cilin u konfirmua masa e paraburgimit për akuzën e […]
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Itali, ku një 13 vjeçare humbi jetën pasi ra nga pallati në një lartësi prej 8 metrash.
Në pranga është ka rënë i dashuri i saj 15 vjeçar, gjithashtu shqiptar, për të cilin u konfirmua masa e paraburgimit për akuzën e vrasjes.
Ka qenë dëshmia e një personi që ka parë ngjarjen duke bërë që Prokuroria urdhëronte arrestimin e 15 vjeçarit. Mësohet se dëshmitari ka treguar se kishte parë djalin të hidhte vajzën nga ballkoni.
Sipas prokurorisë, i riu e ka shtyrë nga ballkoni dhe kur Aurora është përpjekur të kapej pas parmakëve, ai e ka goditur disa herë te duart me qëllim që të rrëzohej.
Ndërkohë, autopsia e trupit të së ndjerës konfirmoi shenjat në duart e saj, ku sipas dëshmive, e godiste i dashuri 15-vjeçar.
I mituri u arrestua të hënën (28 tetor 2024) dhe u dërgua në institutin penal për të mitur në Bolonjë, një godinë ngjitur me gjykatën ku seanca për vendosjen e masës u mbajt me dyer të mbyllura.
Këtë të enjte (31 tetor 2024) autoritetet italiane kanë njoftuar se do të nisin analizat e aparateve celularë dhe pajisjeve të tjera të sekuestruara.
Varrimi i Aurorës do të mbahet të martën më 5 nëntor në Katedralen e Piacenza, në orën 15:00. Pas varrimit, 13-vjeçarja do të digjet, me kërkesë të familjes.
What's Your Reaction?