Kapen 40 kg kokainë në portin e Livornos, arrestohen 3 shqiptarë! Kontejneri erdhi nga Ekuadori
Një ngarkesë prej 40 kilogramësh drogë, e ndarë në 36 pako me vlerë tregu rreth 3 milionë euro sipas hetuesve, është sekuestruar në
Një ngarkesë prej 40 kilogramësh drogë, e ndarë në 36 pako me vlerë tregu rreth 3 milionë euro sipas hetuesve, është sekuestruar në portin e Livornos, Itali.
Tre persona janë arrestuar dhe sipas medieve italiane, bëhet fjalë për tre shtetas shqiptarë.
Shqiptarët po përpiqeshin të nxirrnin lëndën narkotike nga një kontejner, i cili mbërriti nga Ekuadori.
Të tre janë kapur në flagrancë nga policia.
Lënda narkotike, pasi të jetë marrë dhe analizuar në laborator, do të asgjësohet.
Prefekti i Livornos, Giancarlo Dionisi, vlerësoi operacionin.
“Një operacion profesional që synon të godasë krimin e organizuar, i cili përdor Livornon si një portë për trafikun e drogës”, tha ai./vizionpus.tv
What's Your Reaction?