Vdekja e 8-vjeçarit në Peqin, arrestohen 2 persona
Policia e Elbasanit ka njoftuar se ka arrestuar 2 persona në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën një 8-vjeçari në fshatin Pajovë të Peqinit, shkruan A2 CNN. Në pranga ka rënë një 39-vjeçar dhe një 45-vjeçar. Njoftimi i Policisë: Në vijim të veprimeve procedurale, në lidhje me aksidentin rrugor, të ndodhur mesditën e […]
Policia e Elbasanit ka njoftuar se ka arrestuar 2 persona në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën një 8-vjeçari në fshatin Pajovë të Peqinit, shkruan A2 CNN.
Në pranga ka rënë një 39-vjeçar dhe një 45-vjeçar.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të veprimeve procedurale, në lidhje me aksidentin rrugor, të ndodhur mesditën e sotme, në aksin “Elbasan-Peqin”, në fshatin Pajovë, ku si pasojë humbi jetën i mituri 8 vjeç, ju bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë dy drejtuesit e automjeteve shtetasit M. P., 39 vjeç banues në Elbasan dhe M. S., 45 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
/a.r
What's Your Reaction?