Hakmarrja e Iranit kundër Izraelit mund të ndodhë para zgjedhjeve në SHBA

Agjencitë izraelite të inteligjencës vlerësojnë se Irani po përgatitet të hakmerret kundër Izraelit nga toka irakiane brenda ditëve të ardhshme, raporton Axios duke cituar dy burime izraelite

Tetor 31, 2024 - 21:30
 0
Hakmarrja e Iranit kundër Izraelit mund të ndodhë para zgjedhjeve në SHBA

Agjencitë izraelite të inteligjencës vlerësojnë se Irani po përgatitet të hakmerret kundër Izraelit nga toka irakiane brenda ditëve të ardhshme, raporton Axios duke cituar dy burime izraelite të paidentifikuara.

Në fakt, goditjet e mundshme mund të ndodhin, sipas të njëjtit burim, para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 5 nëntor.

Sipas këtij botimi, sulmi i Iranit ndaj Izraelit do të kryhet nga Iraku duke përdorur një numër të madh dronësh dhe raketash balistike.

Mediumi amerikan vëren se kryerja e sulmit ndaj Izraelit, përmes milicive pro-iraniane në Irak dhe jo drejtpërdrejt nga toka iraniane, mund të konsiderohet si një përpjekje e Iranit për të shmangur një sulm të ri izraelit në tokën e tij.

Komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, Hossein Salami, tha të enjten se Izraeli kishte gabuar që sulmoi Iranin javën e kaluar dhe theksoi se përgjigja e Teheranit do të jetë “ndryshe nga çdo skenar” që Izraeli do të priste./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.