Ngjarjet kriminale, psikologia: Sot si njohim më komshinjtë, ka pasiguri
Psikologia Eriona Hoxha e ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus ka deklaruar se sot shfaqja e ngjarjeve kriminale
Psikologia Eriona Hoxha e ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus ka deklaruar se sot shfaqja e ngjarjeve kriminale në publik po rrit edhe më shumë agresivitetin te të rinjtë.
Duke kujtuar ngjarjen kriminale në Elbasan ku një 26-vjeçar humbi jetën në shtëpinë e tij pasi ju vu tritol derës së dy vajzave, Hoxha tha se sot ke frikë edhe se kush mund të jetë komshiu jot.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Si u perceptua në Elbasan ajo ngjarja kur një i ri humbi jetën ndërsa ishte në shtëpinë e vet?
Hoxha: Ai prindi bën këtë pjesën se ku e kam fëmijën tim. Por ne kemi kujtesë afatshkurtër. Është bërë e pasigurtë dhe ajo pjesa që ti nuk e njëh më komshiun tënd. Ti në pallatet e mëdha nuk e njeh e nuk i flet më komshiut.
What's Your Reaction?