Eduard Zaloshnja: Për herë të parë, Arizona bëhet blu për Kamalën
Nga Eduard Zaloshnja Meqë falë sistemit elektoral presidencial në SHBA, gara është përqendruar aktualisht në 7 shtete kyçe ndër 50 shtetet e federatës amerikane, shumë faqe interneti mesatarizojnë sondazhet e ndryshme që zhvillohen në secilin nga këto shtete. Por disa prej tyre mesatarizojnë sondazhe të javëve të fundit, disa të muajit të fundit, ndërsa disa […]
Nga Eduard Zaloshnja
Meqë falë sistemit elektoral presidencial në SHBA, gara është përqendruar aktualisht në 7 shtete kyçe ndër 50 shtetet e federatës amerikane, shumë faqe interneti mesatarizojnë sondazhet e ndryshme që zhvillohen në secilin nga këto shtete.
Por disa prej tyre mesatarizojnë sondazhe të javëve të fundit, disa të muajit të fundit, ndërsa disa të tjera i selektojnë sondazhet bazuar në kritere të ndryshme statistikore.
Report TV dhe Shqiptarja.com, me ndihmën e statisticienit Eduard Zaloshnja, mesatarizon vetëm sondazhet e dy ditëve më të fundit në secilin nga shtetet kyçe për garën presidenciale në SHBA, si dhe paraqet mesatren e ponderuar të marzhit të gabimit statistikor në secilin shtet.
Me siguri statistikore 99%, Kamala Harris shkon në Shtëpinë e Bardhë po fitoi edhe me vetëm 0.0001% epërsi në Ëisconsin, Michigan, Arizona dhe North Carolina. Përndryshe, ka disa skenarë në të cilët mund të fitojë si Trump, ashtu edhe Kamala.
Deri më sot, diferencat mes dy kandidatëve kryesorë janë goxha brenda marzhit statistikor të sondazheve në të shtata shtetet (shihni tabelën më poshtë).
What's Your Reaction?