“21 Janari”, pas Qefalisë paraqitet në SPAK për të dëshmuar edhe Saimir Tahiri

Një ditë pasi deputeti Xhemal Qefalia është paraqitur në SPAK, sot në dyert e Prokurorisë së Posaçme është parë edhe Saimir Tahiri. Mediat raportojnë se ish-ministri është thirrur për të dëshmuar në lidhje me ngjarjet e 21 Janarit 2011 ndërsa në atë kohë ndodhej në opozitë. Ditën e djeshme deputeti socialist Xhemal Qefalia zbuloi arsyet […]

Nëntor 1, 2024 - 10:00
 0
“21 Janari”, pas Qefalisë paraqitet në SPAK për të dëshmuar edhe Saimir Tahiri

Një ditë pasi deputeti Xhemal Qefalia është paraqitur në SPAK, sot në dyert e Prokurorisë së Posaçme është parë edhe Saimir Tahiri.

Mediat raportojnë se ish-ministri është thirrur për të dëshmuar në lidhje me ngjarjet e 21 Janarit 2011 ndërsa në atë kohë ndodhej në opozitë.

Ditën e djeshme deputeti socialist Xhemal Qefalia zbuloi arsyet e prezences së tij në SPAK.

‘Isha për të dhënë dëshminë si person në dijeni për 21 janarin 2011 ku mbetën të vrarë 4 persona. Kam dhënë dëshminë, shpresoj shumë dhe ka bindjen duke parë seriozitetin e SPAK. Jam i bindur që të ketë një ndëshkim që shpirtrat e atyre të 4 protestuesve të rehatohen. Kjo ka qenë dëshmia ime para oficerëve të SPAK.’ – tha Qefalia.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.