Parku Rekreativ, një koncept ekskluziv për banorët e Rolling Hills Liqeni
Një nga zonat më të preferuara të periferisë së Tiranës është pa dyshim ajo e kodrave të Farkës, që dallohet për biodiversitetin dhe relievin tërheqës kodrinor. Liqeni i Farkës karakterizohet nga ujëra të pastër dhe peizazh piktoresk, që tashmë mund të shijohet përgjatë Lungolagos që shtrihet rreth e qark liqenit. Në këtë zonë mjaft të […]
Një nga zonat më të preferuara të periferisë së Tiranës është pa dyshim ajo e kodrave të Farkës, që dallohet për biodiversitetin dhe relievin tërheqës kodrinor. Liqeni i Farkës karakterizohet nga ujëra të pastër dhe peizazh piktoresk, që tashmë mund të shijohet përgjatë Lungolagos që shtrihet rreth e qark liqenit. Në këtë zonë mjaft të lakmuar të periferisë shtrihet edhe Rolling Hills Liqeni, i cili ofron një jetesë premium në mes të gjelbërimit dhe ajrit të pastër.
Një nga risitë që sjell ky projekt është Parku Rekreativ i ndërtuar brenda kompleksit rezidencial, konceptuar për të nxitur jetesën pranë natyrës, argëtimin dhe ndërveprimin mes banorëve. I ndarë në tre zona të ndryshme, ky park krijon një lidhje harmonike ndërmjet rezidencave dhe Liqenit të Farkës, duke ofruar në çdo cep diçka të re për të shijuar dhe eksploruar. Si një hapësirë e dedikuar për të gjithë familjen, Parku do të kthehet në qendrën e aktivitetit dhe relaksit për banorët dhe vizitorët.
Më shumë se një hapësirë argëtimi, Parku Rekreativ, ndërtuar ekskluzivisht për rezidentët e Rolling Hills Liqeni, përfaqëson një angazhim për të ruajtur dhe zhvilluar harmoninë me natyrën. Në të gjithë shtrirjen e tij, parku përbëhet nga pemë, bimësi e ulët, lulet autentike të zonës dhe një gjelbërim të pasur, duke krijuar mjedisin ideal për ruajtjen e ekosistemit të kësaj zone. Për të nxitur akoma më shumë ndërveprimin e banorëve me natyrën, është projektuar të mbillen edhe pemë frutore të ndryshme, që do ta pasurojnë akoma më shumë peizazhin natyror.
Parku Rekreativ ofron mundësi argëtimi për të gjitha grupmoshat, të cilat mund të angazhohen në aktivitetet e tyre të preferuara. Ata që e duan natyrën, do të kenë vendin ideal për të shijuar një drekë me pamje nga liqeni i Farkës, ose thjesht të relaksohen në natyrë.
Për ata që preferojnë aktivitetin fizik, brenda parkut të Rolling Hills Liqeni ndodhen shtigje në mes të gjelbërimit për ecje, pistë vrapimi dhe një korsi biçikletash. Për të gjithë të apasionuarit e Fitness-it, hapësira e dedikuar për stërvitje në natyrë do të jetë një nxitje më shumë për të pasur një jetë të shëndetshme dhe për të ushtruar sportet tuaja të preferuara në mes të gjelbërimit.
Krahas aktivitetit sportiv, në të gjithë parkun gjenden pika të ndryshme panoramike nga ku mund të shihet peizazhi piktoresk i natyrës përreth. Banorët dhe vizitorët mund të shijojnë qetësinë si dhe të ndërveprojnë me njëri-tjetrin në hapësirat e dedikuara për pushim dhe relaks, duke forcuar akoma më shumë lidhjen me komunitetin.
Parku rekreativ brenda kompleksit është projektuar me vëmendje të veçantë për të plotësuar nevojat e fëmijëve, duke krijuar një hapësirë ku ata mund të shijojnë lojën në natyrë, të zhvillojnë aftësitë e tyre fizike dhe sociale, si dhe të kalojnë kohë cilësore me familjen dhe miqtë.
Parku i Rolling Hills Liqeni është më shumë se thjesht një hapësirë rekreative, është një eksperiencë gjithëpërfshirëse që nxit ndërveprim ndërmjet komunitetit dhe natyrës. Përveç se një vend për të pushuar pas një dite të lodhshme, ky park do të frymëzojë një mënyrë të re jetese, më të shëndetshme, duke ofruar hapësira për aktivitet fizik, relaks dhe argëtim.
What's Your Reaction?