Trump dhe Harris “kokë më kokë”, kush janë 7 shtetet në SHBA që mbajnë ‘çelësat’ e Shtëpisë së Bardhë

Teksa kanë mbetur edhe pak ditë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kandidatët Kamala Harris dhe Donald Trump kanë zhvilluar fushatë elektorale në shtetet e luhatura të Nevadës e Arizonës. Sipas mediave të huaja, Trump tha nga Arizona se RFK Jr, i cili është përfolur për teori të pabazuara konspirative rreth vaksinave, […]

Nëntor 1, 2024 - 14:00
 0
Trump dhe Harris “kokë më kokë”, kush janë 7 shtetet në SHBA që mbajnë ‘çelësat’ e Shtëpisë së Bardhë

Teksa kanë mbetur edhe pak ditë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kandidatët Kamala Harris dhe Donald Trump kanë zhvilluar fushatë elektorale në shtetet e luhatura të Nevadës e Arizonës.

Sipas mediave të huaja, Trump tha nga Arizona se RFK Jr, i cili është përfolur për teori të pabazuara konspirative rreth vaksinave, do të punonte për shëndetin e grave në administratën e ardhshme të tij, nëse ai fitonte zgjedhjet.

Harris u tha mbështetësve në Las Vegas, Nevada se SHBA ishin të rraskapitura me ndarjet në shoqëri që kishte krijuar Donald Trump. Ajo premtoi një ulje të taksave për klasën e mesme nëse zgjidhet duke thënë se ulja e kostos së jetesës ishte një përparësi kryesore.

Shtatë shtetet e lëkundura, ku pesë të tjerat janë Xhorxhia, Miçigani, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Wisconsin, mendohet se mbajnë çelësat e Shtëpisë së Bardhë, pasi ato janë të vetmet ku mund të ketë lëvizje të mëdha votash, ndryshe nga shtetet e tjera të cilat thuajse e kanë të përcaktuar fituesin, shkruan A2CNN.

Trump do të flasë në Michigan dhe Wisconsin më vonë sot, ndërsa Harris po mban një tubim në Wisconsin.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.