Serbia shpalli Kosovën “zonë të mbrojtjes së veçantë”, reagon Gjermania: Rishikoni vendimin
Ditën e hënë, Serbia shpalli Kosovën “zonë të mbrojtjes së veçantë” përmes një projektligji që synon të vendosë juridiksion mbi veprat penale në territorin kosovar, veprim që ka nxitur reagime të ashpra nga bashkësia ndërkombëtare. Gjermania, një ndër mbështetëset kryesore të dialogut Kosovë-Serbi, kritikoi këtë hap të Serbisë, duke e konsideruar një shkelje të qartë […]
Ditën e hënë, Serbia shpalli Kosovën “zonë të mbrojtjes së veçantë” përmes një projektligji që synon të vendosë juridiksion mbi veprat penale në territorin kosovar, veprim që ka nxitur reagime të ashpra nga bashkësia ndërkombëtare.
Gjermania, një ndër mbështetëset kryesore të dialogut Kosovë-Serbi, kritikoi këtë hap të Serbisë, duke e konsideruar një shkelje të qartë të detyrimeve të saj në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme e Gjermanisë kërkoi që Serbia të rishikojë vendimin, duke theksuar se ky veprim është në kundërshtim me angazhimet e saj ndërkombëtare. Gjermania theksoi gjithashtu se të dyja shtetet, si Kosova ashtu edhe Serbia, duhet të zbatojnë pa vonesa Marrëveshjen e Ohrit të arritur në mars 2023, përfshirë edhe krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Marrëveshja e Ohrit synon të stabilizojë marrëdhëniet mes dy vendeve. Megjithatë, lëvizja e fundit nga Serbia ka rritur shqetësimet mbi përkushtimin e saj ndaj dialogut dhe zbatimit të marrëveshjeve të arritura, çka mund të ketë ndikime serioze në procesin e normalizimit dhe stabilitetin rajonal.
/a.r
What's Your Reaction?