Transformohet blloku i banimit në Njësinë 3, Veliaj: Rritet vlera e pronës për banorët e zonës
Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rikualifikimin e bllokut të banimit në Njësinë 3, që ndodhet ndërmjet rrugëve “Marie Kraja”, “Kokonozët”, dhe “Filip Shiroka”. Gjatë inspektimit të punimeve kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, tha se punimet po ecin me ritme të shpejta. “E vetmja arsye pse kemi justifikim pse ka nisur në këtë kohë […]
Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rikualifikimin e bllokut të banimit në Njësinë 3, që ndodhet ndërmjet rrugëve “Marie Kraja”, “Kokonozët”, dhe “Filip Shiroka”. Gjatë inspektimit të punimeve kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, tha se punimet po ecin me ritme të shpejta.
“E vetmja arsye pse kemi justifikim pse ka nisur në këtë kohë ky projekt, ka qenë Unaza. Pra, kemi pritur që Unaza të konturohet, të përdorim terrenet që ajo ka nevojë, dhe pastaj të ndjekim zhvillimin e Unazës në të gjitha lagjet si në një proces domino.”
Kryebashkiaku tha investimet në çdo lagje kanë reflektuar rritjen e vlerës së pronës.
“Bëhet fjalë për të urbanizuar të gjithë zonën mes “Kokonozëve” dhe rrugës “Marie Kraja”. Do të bëjmë maksimumin duke pasur parasysh që disa janë struktura të larta formale, disa të tjera kanë qenë informale, pra nuk është ruajtur vija e rrugës. Qëllimi nuk është që të bëjmë dëm, qëllimi është që të bëjmë mirë, kjo do të thotë që të konturojmë sa të mundemi rrugët, që të ketë një trotuar, të ketë disa barriera sigurie për sigurinë e fëmijëve”
Ky bllok i transformuar do të ketë mjedise çlodhëse, lulishte, kënde lojërash për fëmijë dhe transformim të plotë të infrastrukturës rrugore.
/a.r
What's Your Reaction?