Ertjan Kofsha nënkampion Europe, peshëngritësi i jep Shqipërisë një medalje të artë dhe dy argjendi

Paraqitje e shkëlqyer e peshëgritësit kuqezi Ertjan Kofsha, në Kampionatin Europian për moshat deri në 23 vjec, që po mbahet në Raszin të

Nëntor 1, 2024 - 16:00
 0
Ertjan Kofsha nënkampion Europe, peshëngritësi i jep Shqipërisë një medalje të artë dhe dy argjendi

Paraqitje e shkëlqyer e peshëgritësit kuqezi Ertjan Kofsha, në Kampionatin Europian për moshat deri në 23 vjec, që po mbahet në Raszin të Polonisë.

Shtangisti nga Shtërmeni u shpall nënkampion Europe, duke fituar një medalje ari dhe dy argjendi.

Paraqitje mbresëlënëse e Ertjan Kofshës që konfirmohet një prej talenteve më premtues të shtangës shqiptare, si pasardhës i denjë i dyshes Briken Calja dhe Erkand Qerimaj.

Kofsha bëri një garë spektakolare në stilin e shkëputjes, duke ngritur 162 kg, ndërsa në shtytje shkoi deri në 192 kg, duke marrë medaljen e argjendit.

Me 354 kg në total në dygarësh, ai u rendit në vendin e dytë duke e humbur të artën në dygarësh vetëm për 1 kg diferencë nga vendi i parë. /vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.