“Kosova nuk ecën dot përpara pa SHBA”, ish-kreu i Odës Ekonomike: Kufizimet ndaj mallrave serbe? Kalkulim i gabuar

Ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu thotë se Kosova nuk mund të ecë përpara pa ndihmën e SHBA. Në një lidhje live për emisionin “Sheshi i Dollarit”, ai theksoi se kufizimet e qeverisë Kurti ndaj mallrave serbe ishin një kalkulim i gabuar, që kanë dëmtuar vendin në aspektin ekonomik, politik dhe diplomatik. […]

Nëntor 1, 2024 - 23:00
 0
“Kosova nuk ecën dot përpara pa SHBA”, ish-kreu i Odës Ekonomike: Kufizimet ndaj mallrave serbe? Kalkulim i gabuar

Ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu thotë se Kosova nuk mund të ecë përpara pa ndihmën e SHBA. Në një lidhje live për emisionin “Sheshi i Dollarit”, ai theksoi se kufizimet e qeverisë Kurti ndaj mallrave serbe ishin një kalkulim i gabuar, që kanë dëmtuar vendin në aspektin ekonomik, politik dhe diplomatik.

“Duhet të bashkërenditje dhe komunikim të mirëfilltë se nëse dikush mund të argumentojë se Kosova mund të ecë para pa ndihmën e SHBA, e ka gabim. Shqetësimi më i madh është që në Kosovë nuk ka dialog të mirëfilltë jo vetëm mes opozitës dhe pozitës, apo përmes nivelit qendror dhe lokal por edhe ai social dhe ti thuash që komuniteti i biznesit ka kuptuar se ekziston një ngërç mes Kosovës dhe CEFTA e kemi kuptuar vetëm nga një intervistë o zotit Sarazin, i dërguari i BE, që ka lobuar dhe negociuar.

Në rend të dytë, duhet të kuptohet se Sarazin, ka përfaqësuar të gjitha shtetet donator të procesit të Berlinit dhe të vihet në pikëpyetje pjesëmarrja e Kosovës, të hapen skenare të ndryshme, është një rrezik për Kosovën. Por çdo gjë që ka larguar me largimin e CEFTA dhe pjesëmarrjen në procesin e Berlinit është meritë e qeverisë gjermane dhe e zotit Scholz. Jo gatishmëri e Kosovës por presion diplomatik, por nga ana tjetër është dinakëri dhe fitore e madhe e Serbisë sepse në vend që të kemi dialog të mirëfilltë për eliminimin e barrierave midis Kosovës dhe Serbisë, diplomacia serbe ka arritur shtetet evropiane që barrierat të largohen.

A ka ndonjë vendim për ato masa nga qeveria e Kosovës për eliminimin e barrierave. Nuk ekziston një dokument. Nëse në Serbi kemi 520 ndërmarrje prodhuese holandeze, nëse kemi 110 mijë të punësuar në kompanitë gjermane, apo 5 miliardë e gjysmë dollarë nga SHBA, a ka fuqi Kosova që t’i shpallë luftë përmes mbylljes së kufirit apo ndalimit t’i shpallë luftë ekonomike Evropës. Ishte kalkulim i gabuar që e ka dëmtuar Kosovën qoftë në aspektin ekonomik, politik dhe diplomatik. Të bëhet një eksperiment i tillë kur je nën sanksionet e BE, besoj se është rrezik shumë i lartë.“, u shpreh ai.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.