“Merre ose lëre”, Amorim flet për ofertën e Man United
Ruben Amorim ka folur pasi është bërë trajner i Manchester United duke treguar se si ata i ofruan atij mundësinë që ta pranonte
Ruben Amorim ka folur pasi është bërë trajner i Manchester United duke treguar se si ata i ofruan atij mundësinë që ta pranonte menjëherë ofertën ose ta humbiste përgjithmonë mundësinë.
Dje (e premte), Djajtë e Kuq konfirmuar emërimin e Amorim si trajner kryesor të ekipit, pas shkarkimit të Erik ten Hag më herët gjatë javës.
Pas emërimit të tij në krye të ekipit nga Old Trafford, Amorim ka folur gjatë, duke treguar të gjithë situatën dhe pse pranoi ofertën e Unitedit.
“Në fillim të sezonit, presidenti është këtu për ta konfirmuar, unë pata një bisedë me të dhe Hugo Viana dhe thashë se pavarësisht se çfarë ndodhi, do të ishte sezoni im i fundit me Sportingun”, ka thënë fillimisht Amorim.
“United u interesua, pagoi klauzolën e lirimit dhe presidenti mbrojti interesat e klubit. Unë kurrë nuk kam diskutuar asgjë me presidentin, por kërkesa ime e vetme ishte që doja të largohesha në fund të sezonit. Kjo nuk ishte e mundur, pasi ofertën ishte tani ose kurrë”.
“Kisha tre ditë për të vendosur për diçka që më ndryshon jetën. Nuk është hera e parë që kam klauzolën time të lirimit të paguar nga një klub tjetër. E doja atë klub dhe atë kontekst, ashtu si kur iu bashkova Sportingut. Është e vështirë për mua të largohem”, përfundoi portugezi.
Është e qartë se United i bëri të ditur Amorimit se ai do të kishte ofertën për të marrë rolin e trajnerit tani ose mund ta humbasë atë përgjithmonë. 39-vjeçari përfundoi duke pranuar ofertën dhe do të fillojë punën nga 11 nëntori.
What's Your Reaction?